×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Më falni që u trazova jetën”, reagon gruaja e Mirit të Xhikës pas lirimit

Saturday, 07 Prill 2018 09:15

Reagon pas arrestimit Manjola Prifti e njohur ndryshe si gruaja e Mirit të Xhikës. Prifti u arrestua dy ditë më parë me qëllim ekstradimin në Itali, ku akuzohej se ishte e përfshirë në organizata kriminale. Mirëpo ajo u la e lirë vetëm një ditë pas arrestimit pasi u vërtetua se nuk kishte lidhje me akuzat.

Ndërkaq në një postim në rrjetin social Facebook Prifti ka reaguar ashpër. Të gjitha ato që kanë ndodhur ajo i ka vënë në gojët e ligësisë, duke e cilësuar se deshën t’i bënin keq.

“Urdhëroni, u thash me zwrin e heshtur të shpirtit, më hani. Nuk dua që të vuani duke më kerkuar të ngopni urinë tuaj, e cila është e mallkuar me pangopësi të perjetshme”, shkruan ajo ndër të tjera.

Në fund Manjola falenderon miqtë e afërt si avokatin Ardian Vishën dhe Besnik Binjakajn. Si dhe i kërkon ndjesë familjes që sipas saj u ka trazuar jetën këto ditë.  

REAGIMI I PLOTË:

Nje fjale per speciet. Nje fjale per Njerezit.

Frika eshte semundja me e keqe e Njeriut. Frika te nenshtron, te poshteron, te zhvesh, te shtyp, te cakerdis aq ligesisht qenien tende te bukur, sa fillon kupton qe t'i po shnderrohesh ne asgje. Nje zemer guximtare te udheheq me force te dalesh jashte kesaj qenie te ndertuar per shkak te frikes dhe rehatise se vuajtjes qe ja ke imponuar vetes si shtepine tende te arratisjes nga ligesia e species njerezore. Por shpirti im i eger, eshte i pandreqshem.

Dhuruesi i tij, e di kete. Ika bashke me shpirtin tim dhe zemren guximtare qe me sfidonte ,mu ne goje te ligesise. -Urdheroni, u thash me zerin e heshur te shpirtit, me hani. Nuk dua qe te vuani duke me kerkuar te ngopni urine tuaj , e cila eshte e mallkuar me pangopesi te perjetshme. Dhe kjo, ligesia, eshte nje kusur i rende per ju dhe doni , sdoni , do t'iu duhet ta vuani kete kusur. Zoti eshte shume i mencur. Ju nuk e dini kete. Kjo po qe eshte thelbi i kusurit. E cuditshme sesi bota e ligesise , e shurdhet,e verber , te flase dhe te degjoje aq ligesisht. Kjo, eshte nje mrekulli e Perendise, pasi vetem keshtu mbijetojne shpirtrat e bukur te cilet ulen ne kurrizin e ligesise, dhe shplodhin egersine e tyre. Po speciet, ai lloji batakcinjsh i tyre, nuk e kuptojne gjuhen time, ate te Njeriut. Por kete do e kuptojne: Une, jam Njeri i eger. Mos e shperdoni ligesine tuaj me mua. Me falenderoni qe po jua kursej. Ju jeni i vetmi rrezik qe zhduket ne cast sa mbyll syte dhe veshet.

Nje fjale per Njerezit.

Ndihem e perkedhelur nga Perendia, per Njerezit qe jane pjese e jetes, gjakut , shpirtit ,mendjes time. Une i dua ata. Dua ti perqafoj fort dhe nese sduan. Ardian Visha, cfare Njeriu i cmuar je! Besnik Binjakaj: nuk ka shok si ty. Gilda, je shpirti im binjak. Migena , shpirti jot i paster eshte dashuri. Familja ime, fisi im ,si preher i Zotit. Miqte e mi, ata te vertetet , ata te heshturit, faleminderit. Me falni qe ju kam trazuar jeten keto dite.

Kush është Manjola Prifti:

Prifti është arrestuar edhe një herë tjetër në vitin 2012, ndërsa Miri i Xhikës është ekzekutuar 9 vite më parë në ambjentet e ‘Kartodromit’ në Lundër. 

Miri i Xhikës” emri i vërtetë të cilit është Fatmir Rama është cilësuar si i forti i Shqipërisë, pasi ishte bërë njeriu më i fuqishëm në Shqipëri dhe më i pasuri.

Ne vitin 2002 vetë Fatos Nano shkonte tek “Kartodromi” resorti i Mirit të Xhikes. Thuhet se Nano është konfliktuar dhe përzënë nga vetë Fatmir Rama, sepse shmangte faturat, sipas raportimeve të disa viteve më parë. Në vitin 2003 ai u vra, sipas “gojdhënave” nga hakmarrja e politikës "së ndyrë" shqiptare. Nga biznesi i tij i drogës numëroheshin në vit 80 milion euro fitime neto. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...