Arrestohet çiftit mashtrues nga Fieri, kërkonin 200 euro në këmbim të një vendi pune

Tuesday, 22 May 2018 10:52

Policia e Fierit ka arrestuar një çift bashkëshortësh pasi akuzohen për mashtrim. Në prangat e policisë ranë Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe gruaja e tij Migena 27 vjeçe. Sipas burimeve të policisë çifti në bashkëpuniom me njëri-tjetrin kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit:

1.Fisnik Kajolli, 34 vjeç

2.Migena Kajolli, 27 vjeçe (bashkëshortë), banues në Dërmënas, Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 euro.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 16:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...