Operacioni “Dekani” në Elbasan, në prangat e policisë një tjetër sekser

Tuesday, 22 May 2018 10:59

Në kuadër të operacionit ‘Dekani’ policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër sekser ditën e sotme. Arrestimi i tij vjen pak kohë pas vënies në pranga të dekanit të fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Shefes së Departamentit të Gazetarisë, 3 sekserëve dhe një studenti.

Gëzim Qytyku është shtetasi i fundit i arrestuar pasi dyshohet se ka qenë sekser dhe ndaj tij është bërë ekzekutimi i urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata e Elbasanit.

Personat e arrestuar akuzohen për “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Të arrestuar më parë nga policia janë:

1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 11:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...