Zbulohet koka kolumbiane e kokainës që drejtonte trafikun me bosët shqiptarë në Spanjë

Tuesday, 22 May 2018 18:41

Në pak kohë në Spanjë janë arrestuar disa shqiptarë për trafik kokaine, ndërsa janë sekuestruar sasi rekord. Fillimisht në Madrid në datë 30 prill u arrestuan 2 shqiptarë më 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë euro, ndërsa dje u arrestuan 4 shqiptarë me  86 kg po kokainë. Sipas mediave spanjolle shqiptarët po kontrollojnë një pjesë të mirë të trafikut nga Kolumbia në Spanjë dhe më pas në të gjithë Europën.

Mënyrën si veprojnë bandat, për mediat spanjolle e sqaron një trafikant që shprehet se ka punuar dy dekada për grupet e drogës për logjistikën. Puna e tij ishte që të gjente banesa për të fshehur drogën. Por kush është personi që lidh shqiptarët me kartelet kolumbiane? Sipas spanjollëve, ai është Aldo Álvarez. Ai është mbikëqyrësi i Klanit të Gjirit që kontrollon dhe koordinon shpërndarjen e kokainës mes grupeve kriminale, ku në vendin e parë në Spanjë janë shqiptarët, sipas autoriteteve. Aldo Álvarez i dënuar disa herë për trafik në Venezuelë dhe Kolumbi, kohët e fundit sipas autoriteteve spanjolle kishte blerë një shtëpi në Malaga (vendi ku u kapën shqiptarët dje me 86 kg kokainë) për të kontrolluar trafikun.

'Aldo Álvarez mbante kontakt të drejtpërdrejt me bosët e mafies shqiptare' citojnë mediat spanjolle. Ndërsa një tjetër agjent kolumbian shpjegon se ata që sundojnë në gadishull janë nga "Karteli Ballkanik". Sipas tyre, ata janë të vështirë për t'u goditur sepse janë klane të ndryshme familjare, 'shqiptarë të Kosovës dhe vende të tjera të ish-Jugosllavisë, që flasin në dialektin e tyre, nuk e japin veten si familje, kanë trajnim ushtarak, inteligjentë dhe janë shumë të dhunshëm'. Por për të bërë lidhjen mes grupeve kriminale ndërmjet mafies së hashashit të Gjibraltarit, kartelit kolumbian të Gjirit  dhe koordinimit të klaneve të Ballkanit nga Kolumbia ishte dërguar Aldo Álvarez.1527004875_aldoalvarez.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...