×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zbardhen mesazhet e grupit të “baronit të drogës”

Tuesday, 22 May 2018 19:38

Grupi i “baronit të drogës” në Shqipëri, është zbuluar nga mesazhet telefonike që ata kanë shkëmbyer me njëri –tjetrin.

Kështu pretendon prokuroria në përpilimin e dosjes hetimore, të siguruar nga "CNA".

Pas kapjes në flagrancë e të dy shtetasve Spartak Çeraj dhe Klaudio Hasaj, policia ka sekuestruar një telefon celular me kartë, me numër 0697909352,  ku janë vërejtur mesazhet të dërguara me datë 23.07.2017 në orën 16.36 drejtuar shtetasit me emrin “Daja” me këto përmbajtje:

-“Ok daj, -Ok shok”;

-Po shok atje dalim direkt”

-“ itu në shpi daj ç’bane ti”

-Ai thotë që e kam parë në foto n’kanar që janë 1.8, po VL..etj

Po në të njëjtin telefon celular janë gjetur mesazhe në Set Intem me të njëjtin numër celulari ne orën 16:35 me përmbajtje:

“Po të shkruaj mbasdite, shnosh kur t’jem atje e ta shoh vet tani”;

Ora  16:34 mesazh me përmbajtje: -Hë pra se kena me marr, po rri e paketoj unë, se po i bëj 5-she që jane pa u mbyll e me i bë katror ka 20”.

Ndërsa në orën 16:3,  mesazhi me përmbajtje: hiç prz tu nejt. Ma von po iku  me pa gjana që i ka  marrë ai atje, me ken gja, a thu mi nal atje, ma direkt ku me the ti, se kena mi çu”.

Gjatë veprimeve të para policia i ka sekuestruar shtetasit Klaudio Hasaj shumën e 1000 eurove. 1 pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Skënder Vrenozi ka deklaruar se  lënda narkolike që mu gjet në banesen time dhe  lokalin tim është e imja dhe nuk kanë dijeni asnëj nga familjarët e mi për të.

“Klaudio Hasaj e njoh me emrin Klodi dhe kam folur me të për punë të një makine. I  thashë që të vinte pasdite, pas varrimit të hallës”, ka deklaruar Vrenozi në Polici.

Por, gjatë veprimeve paraprake është realizuar përgjimi i bisedave dhe komunikimeve midis shtetasve Skënder Vrenozi dhe Klaudio Hasaj, ku ka rezultuar:

Klaudio Hasaj: U nisa unë me marr diçka, e kam marr unë, e kam gjënë në dorë, më ndërroj mendje. Unë mund të them gjithë ditën du me e vra Kenon, më ndërroj mendja. Ça  ka se them unë në telefon, du me vra tjetrin,  i them tjetrit tjetrit… Ça ndërrova mendje unë, u bëra pishman, ça tu ardh tek ti, ndërrova mendje, ik s’kam gjë me ty…p.s ça të kam thënë unë ty

K: Nuk ka asnjë lloj muhabeti për këtë, punë që do të blej.

Në polici, i dyshuari i arrestuar Klaudio Hasaj ka deklaruar se: “Skënder Vrenozin e njoh, është babai i një shokut tim që quhet Elvis. Me Elvisin jam njohur rastësisht rreth 1 vit e 6 muaj më parë. Këm ndërmjetësuar për të shitur një makinë Golf 5. Elvisi ia ka shitur një personu tjetër që ka patur probleme me doganën. Në datën 21.07.2017 jam nisur nga Shkodra me automjetin që kam në pronësi me targa AA828PR.   Spartak Ceraj të cilin e kam fqinj në lagje e mora  shofer për makinën, se lejen e drejtimit nuk e kisha në rregull. Nga Shkodra jam nisur pasdite, pasi kisha folur me Skënderin në telefon dhe i kishte vdekur halla.  Makinen ia kam shitur Elvisit,  por më pas kam folur me Skënderin,  sepse Elvisi shkonte ne Itali. Në Fier erdha për të parë se në ç’gjendje ishte golfi dhe ta ndërroja me një xhip.

Kur arrita në Fier, fola me Skënderin në telefon dhe ai më tha, hajde tek shtëpia e Elvisit. I thashë që nuk e di shtëpinë e Elvisit, po hajde të takohemi tek lokali i Fred Bistikës tek rruga e trenit.

Unë ndalova aty dhe erdhi Skënderi me një një makinë golf, ngjyrë blu.  Skënderi ma bëri me dorë, që ta ndiqja nga pas dhe unë shkova pas tij. Kemi ndaluar tek një pallat dhe po bsiedonim. Pas pesë minutash ka ardhur policia dhe na kanë rrethuar nga të gjitha anët dhe iu drejtuan Skënderit, “hape shtëpinë”.

I pyetur për shumën e 1000 eurove Hasaj ka deklaruar se mban gjithmonë me vete këtë shumë dhe nuk kishte për të blerë asgjë në Fier.

Ndërsa shtetasi i arrestuar Spanak Çeraj ka thënë në polici se: se Klaudion e ka fqinj dhe e njoh prej 15 vitesh, ndërsa Skënder Vrenozin.

Pretendimet e Prokurorisë

Në  qytetin e Fierit u bë kapja në fllagrancë e shtetasve Skënder Vrenozi, përdorues i numrit telefonik 0666125962, Klaudio Hasaj. perdorues i numrit celular të telefonit 0672365654 si dhe shtetasi Spartak Çeraj.

Dy të fundit. kishin shkuar nga qyteti i Shkodrës  për në qytetin e Fierit tek shtetasi Skënder Vrenozi për të marrë lëndën narkotike, dy mjete si dhe një shumë të hollash në euro, kjo pasi shtetasi Ervis Vrenozi i biri i Skënder Vrenozit, sipas bisedave telefonike të zhvilluara në kohën kur në shtetin Italian ka mbërritur një ngarkesë droge.

Shtetasi  italian që ka shkuar për ta marrë në dorëzim i ka vendosur pistoletën në kokë korrierit që e kishte çuar ngarkesën (korrieri njeri i Klaudio Hasajt) dhe i ka thënë bëj të fala Visit, tani jemi shlyer, pasi Ervisi shtetasit italian (doracit) i kishte lekë borxh.

Pas këtyre ndodhive marrëdhenia e Klodit me Visin u ftoh së tepërmi dhe si pasojë në momentin që Klodi ka ardhur ne Fier,  veprimet me të i ka krver babai Ervisit edhe pse Visi ka qenë po në qytetin e Fierit, ku disa ditë me radhë ka bërë levizje të dyshimta për të grumbulluar lënde narkotike i ndihmuar dhe nga shtetasi Iliro Haruni./CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...