Një punëtor dhe dy roje të Shoqërisë Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike, janë vënë në pranga pasi u zbuluan se vidhnin në kantierin e Trans Adriatik Pipe Line.
Ndalimi i tyre u bë në Drenovë të Korçës, ku policia gjeti edhe materialet që ata kishin vjedhur nga kantieri.
Të ndaluarit janë Sotir Ramo, 45 vjeç, banues në Mborje, (punëtor në TAP), si dhe Arben Lumani, 56 vjeç, dhe Ardian Dinkallari, 48 vjeç, të dy banues në Korçë, (me detyrë roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në TAP).
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Drenovë, shtetasve të mësipërm në mjetin me targa AA 589 AR, në pronësi të Sotir Ramos, i’u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, mjete e materiale ndërtimi, të cilat dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre i kanë vjedhur pranë kantierit të “Tap-it” ku ishin të punësuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.