Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksidentit të ndodhur një ditë më parë në rrugën Boffalora-Malpensa në Itali.
Viktima është D.A., me banim në Novara, por me origjinë shqiptare, i cili punonte për një ndërmarrje në Cerano, shkruhet në “Correire di Novara”.
Gjatë mesditës së djeshme shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte duke lëvizur me një makinë tip “Fiat Doblò”, që është përplasur kokë më kokë me një kamion. Në aksident u përfshi edhe një tjetër automjet.