Në pranga për mashtrim pronari i kompanisë farmaceutike “Sulkaj”

E mërkurë, 23 May 2018 09:27

Policia ka vënë në pranga të kërkuarin për mashtrim Lefter Sulkaj, pronarin e kompanisë farmaceutike “Sulkaj” shpk, njëherazi ish-administrator i një spitali privat në Tiranë.

Forcat blu e kishin shpallur në kërkim pasi Sulkaj u merrte shuma të mëdha parash dhe premtonte se do t'i bënte aksionerë në biznesin e tij. Ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim:
– Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Skema e mashtrimit:
Gjykata e Apelit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Sulkajn në 18 gusht të vitit të kaluar, nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Më herët burime nga prokuroria thanë se Sulkaj, ka përfituar shumë të konsiderueshme parash, të cilat ua zhvaste qytetarëve të ndryshëm, duke iu premtuar se do t’i bënte aksionerë në kompaninë e tij apo në spitalin privat. Nga hetimet ka rezultuar se njërin nga qytetarët, ai e ka emëruar për një periudhë 2 mujore si administrator të spitalit privat dhe në këmbim i ka marrë shumën prej 500 mijë eurosh. Gjithashtu ka dyshime të forta, se Sulkaj ka përfituar shuma të mëdha, edhe nga kreditë bankare, ku ka lënë si kolateral asetet e kompanisë së tij dhe shtëpitë e vëllezërve. Mashtrimet u zbuluan pas denoncimeve të bëra në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm, mes të cilëve dhe nga djali i dajës së të dyshuarit.

Si fillim gjykata caktoi masën e ‘arrestit me burg’ në mungesë ndaj Sulkajt, i cili u ndalua teksa ndodhej me pushime. Por më pas gjykata e zbuti masën ndaj pronarit të ‘Sulkaj’ shpk duke e dërguar në ‘arrest shtëpie’. Por për shkak se nuk ishte dakord me këtë vendim, prokuroria e apeloi atë.
Një treshe gjykuese e apelit vendosi të prishë vendimin e shkallës së parë dhe ta ashpërsojë sërish masën e sigurisë për këtë të dyshuar. Nga arrest shtëpie, Apeli caktoi për të dyshuarin masën e arrestit me burg dhe mbi bazën e saj. Prokuroria tha se po heton të gjitha rastet e mashtrimit, për të cilat ka dyshime se Sulkaj i ka kryer në bashkëpunim edhe me zyrtarë të lartë në bankat e nivelit të dytë në vend.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 09:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...