Kapet me pistoletë në brez në lokal, arrestohet nga policia

E mërkurë, 23 May 2018 09:42

Gjatë kontrollit në një lokal në zonën e “Ali Demit”, policia arrestoi një 35-vjeçar pasi u kap me një pistoletë. Policia bën me dije se shtetasi i prangosur Gentjan Kërcyku e mbante armën pa leje. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A. V., 53 vjeç, banues në Tiranë pasi ky shtetas i kishte dhënë armën e zjarrit Kërcykut.

Njoftimi i pilicisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”. Operacion nga shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1 dhe Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit. Arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje, një tjetër shpallet në kërkim, si dhe 3 shtetas të tjerë procedohen në gjendje të lirë. Sekuestrohet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë. Më datë 22.05.2018 shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, në bashkëpunim me forcën e operacioneve speciale dhe kërkimit, në kuadër të operacionit policor “Befasia”, arrestuan shtetasin :

– Gentjan Kërcyku, 35 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”)

Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në zonën e “Ali Demit” iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë.

U shpall në kërkim shtetasi:

– A. V., 53 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Transportim dhe tregtim i mallrave që janë kontrabandë), pasi ky shtetas i kishte dhënë armën e zjarrit dhe krehrin me 11 fishekë, shtetasit Gentjan Kërcyku.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mëposhtëm, të cilët ishin prezent gjatë kohës kur Gentjan Kërcyku u kap me armë zjarri :

– B. Gj., 44 vjeç, banues në Tiranë

– A. M., 24 vjeç, banues në Tiranë

– F. P., 45 vjeç, banues në Tiranë

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit e llojit pistoletë me 11 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve G. K., dhe A. V., për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në ngarkim të shtetasve B. Gj., F. P., dhe A. M., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 09:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...