Bandat shqiptare të kokainës, shqetësimi kryesor i Parlamentit Britanik

E mërkurë, 23 May 2018 13:30

 “Të rinjtë britanik mund të porosisin drogë, dhe bandat kriminale mund të dërgojnë në derën e shtëpisë së tyre pako të mëdha droge, të cilat vijnë nga bandat kriminale shqiptare ose serbe, ose nga bandat vendase të drogës”.

Kështu u shpreh Ministri britanik për Sigurinë Ben Wallance, në një intervistë për BBC, pas debatit në parlamentin britanik për lulëzimin e grupeve kriminale të trafikut të drogës në Britani. Ai shtoi se “vetëm në Londër nga janari deri më tani janë vrarë 67 persona si pasojë e luftës së bandave dhe mendohet që ky numër do të arrijë në 100 persona deri në vjeshtë”.

Gjithashtu edhe Deputeti britanik David Lammy gjatë fjalës së tij në seancën e Parlamentit britanik për grupet kriminale të trafikimit të drogës, të mbajtur në fillim të javës, u shpreh se “grupet kriminale kanë filluar të rektrutojnë fëmijë 15 vjeçarë të cilët nën kërcënim detyrohen të punojnë për këto banda”.

Ai shtoi se “Kokaina nuk është më droga e të pasurve, përdorimi i saj po rritet në zonat rurale. Për shembull Lancashire, qytet në veri perëndim të Mbretërisë së Bashkuar ka rënë pre e luftës së vazhdueshme ndërmjet bandave të drogës”. Grupet kriminale shqiptare janë mes grupeve kryesore në Mbretërinë e Bashkuar që trafikojnë kokainë.

Ato janë një shqetësim i vazhdueshëm për ligjvënësit britanik, të cilët në disa raste janë shprehur për mediat britanike se trafikimi i drogës dhe lufta ndërmjet bandave kryesisht me prejardhje nga Evropa Lindore, shqiptarë ose serbë, ka rritur pasigurinë në Londër dhe në periferi të Britanisë. Kështu: Më 6 prill 2018, Deputeti britanik David Lammy, në një intervistë për BBC News, në lidhje me rritjen e numrit të grupeve kriminale të drogës në Londër u shpreh se “Unë e di nga burime të policisë se bëhet fjalë për grupe kriminale të mëdha — me prejardhje nga Evropa Lindore, shqiptarë — ato janë trafikantë, ato trafikojnë drogë dhe armë.”

Më 5 shkurt 2018, media britanike Independent raporton se “megjithëse organizatat kriminale shqiptare përbëjnë vetëm 0,8 për qind të numrit të organizatave krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, ato konsiderohen nga Agjencia Kombëtare e AntiKrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] si më të dhunshmit dhe me lidhje më të forta në tregun ndërkombëtar të kokainës se sa kriminelët britanikë”.

Në korrik të 2017-ës, media britanike, The Guardian raportoi se Agjencia Kombëtare e AntiKrimit në Mbretërinë e Bashkuar [NCA] në analizën vjetore mbi krimin e organizuar shkruante se “grupet kriminale shqiptare kontrollojnë tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur dhunën” dhe se ato kanë “ndikim të madh në organizatat kriminale britanike”. /exit.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...