×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Protesta në Kukës, priten ndëshkime edhe në radhët e policisë

Saturday, 07 Prill 2018 18:06

Për protestën e Kalimashit, pritet të ketë ndëshkime edhe në radhët e policisë. Në një intervistë mediatike, kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu tha se ka informacione se ka nisur një hetim për sjelljen e policisë. Mësohet se hetimet i udhëheq Drejtoria e Shërbimit për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Sipas kryebashkiakut Shehu, ai është vënë në dijeni se po hetohet për mosmarrje të nmasave nga ana e policsë dhe për tejkalim të ushtrimit të detyrës kur nisi përplasja me protestuesit. Kujtojmë që deri tani për protestat e dhunshme po hetohen 23 protestues, 11 nga këta me masën e arrestit në burg.