×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Makinat, 95% të përdorura/ Tarifë shtesë për fondin e asgjësimit në fund të jetës

E Enjte, 24 May 2018 08:15

Më shumë se 30 për qind e makinave të regjistruara në vend mund të jenë potencial për të përfunduar tek grupi i automjeteve në fund të jetës apo thënë shkurt të shkojnë për skrap.

Por ky numër mund të jetë më i lartë po të llogarisim këtu edhe probabilitetin e aksidenteve që në shumë raste çojnë një mjet në gjendje të pariparueshme.

Qeveria pranon këtë problematikë në një dokument të sajin zyrtar ku trajtohet cikli që duhet të ndiqet për një trajtim normal të mbetjeve të kësaj kategorie në vend, shkruan “monitor”.

“Sipas të dhënave që vijnë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 95% e mjeteve që janë sot në treg janë të përdorura. Fundi i vitit 2016 shënoi 563,106 mjete të regjistruara në vend, ku vetëm 401,499 prej tyre kanë kryer kontrollin teknik dhe pagesën e taksave. Bazuar në këto dy shifra, mund të themi se rreth 161,607 automjete mund të jenë kontigjent për t’u kthyer në automjete në fund të jetës, por jo vetëm, pasi edhe aksidentet rrugore të mjeteve janë një burim i automjeteve në fund të jetës”,- thuhet në dokument.

Problematik në këndvështrimin e insitucioneve është mendësia për të braktisur mjetet në pika grumbullimi dytësore të cilat sipas një inspektimi të bërë nga Ministria për Turizmin dhe Mjedisin ishin 230.

Për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të mbetjeve nga makinat në fund të jetës dokumenti ende draft i qeverisë propozon se duhet të ngrihet një sistem për grumbullimin dhe transportin e automjeteve në fund të jetës në impiantet përkatëse të trajtimit.

Por duke qenë se kjo mund të shoqërohet me kosto shtesë propozimi është edhe për vendosjen e një tarife shtesë që paguhet në import apo tek koncesionari.

“Ministritë e linjës duhet të hartojnë programme informimi për të inkurajuar qytetarët, pronarët e automjeteve në fund të jetës për t’i sjellë ato në pikat e duhura të mbledhjes.

Edhe mbetjet nga anijet, nga objektetet lundruese, nga hekurudhat dhe avionët duhet gjithashtu të përfshihen në sistemin për menaxhimin e automjeteve në fund të jetës dhe i duhet kushtuar rëndësia e duhur, kryesisht për materialet e rrezikshme që ato përmbajnë.

Me rëndësi është vendosja e një tarife për importin dhe prodhimin e automjeteve për të mbuluar koston e tyre të asgjësimit”,- thuhet në dokument./Monitor/

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 08:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...