×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Durrës/ Bastiset gjatë natës Prokuroria, autorët vjedhin dokumente në zyrat e prokurorëve

E Enjte, 24 May 2018 08:06

Për herë të dytë brenda pak ditësh Prokuroria e Durrësit bëhet shënjestër e grabitësve.

Është bastisur gjatë natës prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës nga persona të paidentifikuar që kanë hyrë në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej dokumente e materiale të ndryshme.

Policia ka nisur hetimet pasi ka konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm. Denoncimi u bë nga pastruesja e cila sapo ka mbërritur në punë ka pikasur dyert e dëmtuara të prokurorisë.

Kjo nuk është një vjedhje e zakonshme pasi autorët duket që kanë qëllime të tjera që kanë të bëjnë me problemet e tyre me drejtësinë, pasi vjedhja nuk bëhet për para.

Kujtojmë se më 8 maj, u grabit me dhunë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit.

Autorët dhunuan postierin por ende nuk janë identifikuar dhe as nuk u mësua kurrë se çfarë dokumentesh mungonin./BW/

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 08:17
Login to post comments