Një grua 57 grua është arrestuar nga policia e Tropojë, pasi mbi të rëndonte një dënim me 15 vite burg dhënë nga Apeli i krimeve të Rënda, dy vite më parë.
57vjeçarja, Gjyle Hajdaraj, banuese në Bajram-Curr, Tropojë, e dënuar për veprën penal "Trafikimi i personave" u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë.
Kapja dhe ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me vendim Nr.87, datë 06.09.2016, ka lenë në fuqi vendimin Nr.78, datë 01.06.2016, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda e cila e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale "Trafikimi i personave", njoftoi Policia.
Prokuroria e ka akuzuar Hajdarajn se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar një vajzë në Kosovë, e cila është shfrytëzuar si prostitutë.