×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Si i shpëtoi atentatit me minë biznesmeni, Hoxha jep detaje të paditura më parë

Saturday, 07 Prill 2018 19:41

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Ardjan Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, sipas gazetarit Artan Hoxha, por ai është larguar nga kjo detyrë.

Hoxha ka treguar se ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, kishte në dorë disa dosje të bujshme, të cilat preknin shumë interesa.

Duke folur në studion “Kjo Javë” në News 24, Hoxha ka rrëfyer detaje për nga dosjet që po hetonte Nezha.

Bëhet fjalë për vendosjen e një sasie shumë të madhe tritoli në makinën e një biznesmeni që hynte e dilte në tregun ushqimor të Elbasanit.

“Jemi marrë shumë me ngjarjen e 13 janarit të këtij viti ku u plagos Lulzim Kulla dhe dy të tjerë. Në Elbasan është zbuluar një minë tjetër me 1,5 kg tritol. Mina ka ardhur nga Mali i Zi, autori dyshohet të jetë person i afërt i Julian Sinanajt. Ka qenë në burg, por Apeli i ndryshoi masën e sigurisë, u arratis dhe nuk u kap më”,- u shpreh Hoxha.

Gazetari investigativ thotë se sasia ka qenë shumë e madhe, gati 1.5 kg që i ishte vënë në makinë një biznesmeni, dhe nëse ajo minë do të shpërthente mund të kishte ndodhur një tragjedi e vërtetë.

“Ngjarja ndodhi në 24 prill 2017. Një automjeti tip Volswagen pronë e një biznesmeni të vogël që hynte në orar fiks në tregun e qytetit në administrim nga Petrit Çela, babai i Suel Çelës i përmendur për ngjarjen që kishte të bënte me policinë, aktualisht në kërkim edhe pse rezultoi që nuk ishte aty. Pjesëtarë të grupit rival të Çelajve tentuan të çojnë një mesazh të fortë tek ta, për shkak të masakrës së 3 shkurtit 2016, ku u vranë tre pjesëtarë të Çapjave dhe u plagosën 8 të tjerë. Mina ishte vendosur me magnet në pjesën e poshtme të mjetit. Dihej që në momentin që ky do hynte në treg mina do të shpërthente dhe gjithë përgjegjësia do t’i lihej personit që do t’i ndodhte shpërthimi dhe autorët e vërtetë do humbnin gjurmët”,- tha Hoxha.

Hoxha ka treguar edhe si u zbulua kjo sasi e madhe, dhe duket se ka qenë çështje fati.

Një person ka vënë re pakon e pazakontë poshtë makinës së biznesmenit, çka ka bërë që ai menjëherë të njoftonte policinë.

“Atentati dështoi rastësisht, pasi një person e ka parë masën e pazakontë poshtë makinës së parkuar. U njoftua policia dhe në tokë ra një minë me 1.5 kg tritol. Do ishte si një ngjarje terroriste nëse do shpërthente brenda tregut. Hetimet u bënë nëse pronari kishte apo jo konflikt, por pastaj u arrit në konkluzionin që qëllimi ishte të shpërthente mina brenda tregut si hakmarrje për personin që ka tregun”,- u shpreh Hoxha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...