‘Gazeta e re’, një portal pranë linjës së Ambasadës turke në Prishtinë, ka përkthyer deklaratat që ka dhënë për autoritetet e Stambollit shtetasi Osman Karakaya, një prej gjashtë turqve të ekstraduar pak ditë më parë nga Kosova.
Portali i referohet artikujve në gazetat turke, të cilat thonë se kanë zbardhur dëshminë e Karakaya, ku ai pranon se Lëvizja Gylen financon disa nga mediat e rëndësishme shqiptare në Kosovë.
Si pjesë e kësaj lëvizje, Osman Karakaya, që njihet me nofkën “Doktori”, pretendon se ka informacione se Gazeta Express, Koha Ditore dhe Gazeta Zëri financohen nga Gylen.
Financime ka patur edhe për disa shoqata që veprojnë në Kosovë.