×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Perëndimi i të majtave mafioze e të korruptuara

Premte, 25 May 2018 20:13

Historia moderne, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dyte Botërore, ka njohur një përplasje të thellë, të fortë, mes ideologjisë së majtë dhe asaj konservatore të djathtë. Kjo përplasje  sot,  pas kaq e kaq dekadash nga rrëzimi i murit të Berlinit, jo vetëm që nuk ka marrë fund, por në fakt planeti është kthyer në një skene ku vazhdon tashmë pre shekujsh antagonizmi i këtyre rrymave.

Sigurisht, ajo kulmoi me luftën e ftohtë por nuk ishte aty gjeneza e saj. Kjo përplasje niste shume dekada para Luftës së Dytë Botërore dhe sigurisht shumë më parë se të niste Revolucioni Bolshevik në Rusi. Nuk është qëllimi këtu për leksione historie, por thjesht për të treguar faktin se ajo, si për ta ditur që njerëzimi është recidivist dhe shumë insistues në përsëritjen e gabimeve të veta. Megjithatë kurrë ndonjëherë kjo përplasje nuk ka pasur këtë jehonë, pa qenë në kohë luftë siç e pati në zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës.  As  gara e mëparshme Bush – Al Gore me gjithë “teknikalitetin” e saj problematik, sërish nuk  e kishte këtë shije dhe këtë forcë si përballje.

Dhe kjo nuk kishte lidhje me Personazhin Donald Trump, por kishte lidhje me të vërtetat qe tha Donald Trump.  Sot pas  gati një vit e gjysme nga fitoja e tij, megjithë sukseset jo të pakta të konservatorëve në SHBA si shkurtimi i taksave, Gjykata e Lartë , apo shumë zgjidhje të tjera që i ka dhënë ekonomisë amerikane , serish të majtët jo vetëm qe nuk kane ulur ritmin por përkundrazi, revanshi i tyre është bërë edhe më i fortë.


Kurrë dhe asnjëherë e majta nuk ka qenë kaq e vendosur sa tani, për ta mbyllur,  më saktë ka me forcë kur thuhet “shut down” të djathtën dhe vlerat konservatore. Për fat të keq, pas përfundimit të Luftës së Dyte Botërore terreni ishte jashtëzakonisht i përshtatshëm.  Nisi revanshi dhe nuk u ndal dot megjithë përpjekjet titanike të forcave konservatore për t’i ofruar vlera reale njerëzimit . Sot jemi në një pikë të historisë ku dominante në SHBA  dhe në Perëndim, ka qenë e majta. Kjo nuk është thjesht një strategji, vizion që lindi në një dekade. Jo, ajo ishte një gjeopolitikë që preku si virus mbarë planetin. Dominimi  religjioz i planetit në 100 vitet e fundit nuk ka qenë as Kristianizmi as Islami. Ka qenë majtizmi. Kush nuk e njeh dhe injoron këtë fakt nuk kupton asgjë nga historia moderne.

”Gjithë kjo strategji e cila kulmoi me gjithë arritjet e se majtës në SHBA dhe në Europën perëndimore, ka një qellim dhe vetëm një qellim shkatërrimin e vlerave reale të djathta të konservatorizmit. Dhe në fakt çdo gjë qe rrjedh prej saj, duke e gërshetuar dhe me kushtet ku ajo vazhdon të lulëzoje, kur vendet janë primitive e me kulturë të cekët demokratike, konglomerati që del prej saj është i qartë se çfarë sjell në këto vende, me demokraci e shtet të brishtë. Këto janë fjalë dhe përfundime të nxjerra nga shekuj histori dhe në fakt sot të elaboruara nga njerëz me influence ne qarqet që sot ndikojnë në politikbërjen amerikane dhe ne sigurisht me reminishenca ne mbare globin.

Vetë majtizmi në vetvete është mishërim i marksizmit, komunizmit dhe i socializmit. Dhe këto janë rezultate të një historie të përgjakshme të njerëzimit e bazuar ne fakte të tilla si: vetë Lufta e Dytë Botërore pati 20 milion të vrarë, ndërsa Stalini vetë me sistemin e tij vrau mbi 20 milionë.

Qëllimi  i tij ka qenë denigrimi me një propagande te pashoqe i kapitalizmit, vlerave të shoqërive të lira si SHBA dhe Izraelit, me një rryme gati-gati dinake të zëvendësimit të arsyes e logjikës në politikë me të ashtuquajturin romanticizëm duke zotëruar pothuajse perandori të tëra të medias dhe të të gjitha institucioneve të edukimit e të formimit. Të jemi të sinqertë në një përmasë shumë të madhe ka qenë një valë e një terrori ideologjik. Kështu do te deklaronte analisti i shquar në Heritage Foundation Denis Prager.

Të majtët liberale u joshën nga ky lloj i ri i të bërit propagandë politike dhe e të fituarit të terrenit. Gjithë këto zhvillime interesante në SHBA sigurisht që patën në ndikimin e fortë në Europë ose me saktë u gërshetuan me zhvillime të tilla ku e majta dhe liberalet  me propagandën e tyre jo vetëm fituan terren por u ndihmuan në këtë revansh të tyre nga njerëz përtej Atlantikut që kishin nisur këtë lloj investimi kundër Amerikës e Izraelit për dekada me radhë.

Sigurisht që në Shqipëri tingëllon shume i njohur i gjithë ky  skenar sepse  që nga 2013 shqiptarët po vuajnë nën zgjedhën e një qeverie të majtë jo vetëm të korruptuar por një qeveri që personalizon vetë sistemin e një karteli. Vetë kjo qeverisje dhe kryeministri që e drejton janë prodhim e atij lloj revanshi të majtë të atij terrori mediatik.  Sigurish që nuk do të vinte tashmë me tortura në burgje, pushkatime, internime. Por ka forma shumë më të sofistikuara. Goditja e figurave njerëzve me peshë integritet, ngritja në sistem e antivlerave, goditja në themel e vlerave të familjes.

Natyrisht zgjidhja ka nisur,  kthesa është marrë. Qeveri të tilla të majta në Europë, po bien njëra pas tjetrës si gurët e dominosë, koha e tyre perëndoi. Por, sigurish shërimi nisi përtej Atlantikut, dhe ndoshta ka ardhur koha që kjo qeveri të kuptojë se është në hapat e saj të fundit dhe Shqipëria duhet patjetër të rikthehet te vlerat konservatore të së djathtës.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 20:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...