Berisha: "Gëzuar 22 Marsin, ditën e parë të Demokracisë!"

Diel, 22 Mars 2020 12:54

Te dashur miq, kombi shqiptar nderon sot 22 Marsin, 28 vjetorin e dites se pare te lirise dhe demokracise ne shekuj dhe mijvjeçarr te qenies se tij.

28 vjete me pare, me 22 mars te vitit 1992 mbi 1.7 milione shqiptare, te rinj, te reja, burra dhe gra, njerezit me te shtypur, me te izoluar dhe me te mjeruar te planetit, nen udheheqjen e Partise Demokratike permbysen me voten tyre te lire ne vendin me monist te planetit diktaturen staliniste me barbare dhe me jetegjate ne Europe, rregjimin mizor te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes.

Me 22 mars te vitit 1992 ne ndame epokat dhe nisem udhetimin e tone ne rrugen e Lirise dhe dinjitetit njerezor dhe kombetar, rrugen e mbrojtjes se interesit tone kombetar dhe çeshtjes shqiptare si dhe hapjes, renditjes dhe integrimit te Shqiperise ne krahun e miqve te saj te lirise dhe proceset euroatllantike.

PD dhe aleatet e saj me 22 mars te vitit 1992 moren me voten e lire pushtetin ne vendin e trete me te varfer te globit, ne te cilin te ardhurat per fryme ishin vetem 204 dollare ne vit me vetem 4 milion dollare rezerve valutore dhe nje borxh te jashtem 500 milione dollar me papunesi qe kalonte mbi 80% dhe nje inflacion tre dhe kater shifror.

Diktatura e trefishte 46 vjecare hoxhiste nepermjet shtypjes se eger, izolimit total, hiperkolektivizimit ekstrem dhe urise kronike te zgjatur kishte shnderruar shqiptaret ne nje popull fantazem dhe kishte shkaterruar Shqiperine pothuaj ne permasa apokaliptike dhe qartas me shume se sa kishin shkaterruar ndonjehere ndonje vend luftrat civile.

Per te shpetuar nga dhimbjet e tmerrshme te tiranise se mjerimit ne vitet 1990-1992, rreth nje milion shqiptar u larguan nga Shqiperia me eksode biblike.
Kushtet pra ne te cilat erdhi ne pushtet PD ishin te jashtezakoshme por me e jashtezakoshme ishte fuqia e lirise dhe vlerave te saj, dyert e te cilave hapen me voten e tyre te lire me 22 mars te vitit 1992 shqiptaret.

Me permbysjen e diktatures komuniste qeveria e PD, e cila kishte shpallur qe ne javen e pare te themelimit te saj para shqiptareve dhe botes interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare, gjer atehere te tradhetuara, si yllin e saj polar, vendosi kete çeshtje ne krye te programit te saj.

Ajo nxori Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet tjera te lira. PD tashme ne pushtet ne bashkepunim te ngushte me Lidhjen Demokratike te Kosoves nderkombetarizoi poltesisht çeshtjen e e Kosoves.

Ne korrik te vitit 1992 ne Samitin e OSBE ne Helsinki ne dokumentin kryesor te tij u sanksionua angazhimi i nje ndermjetesi nderkombetar midis Kosoves dhe Serbise per zgjidhjen e çeshtjes dhe ne vitin 1994 ne Samitin e OKB u miratua me 137 vota rezoluta e Shqiperise per Kosoven.

kjo resolute historike, perveç denimit te ashper te genocidit, aparteidit, spastrimit etnik te Millosheviçit ndaj shqiptareve te Kosoves, sanksiononte per here te pare ne histori te drejten e qytetareve te Kosoves per vetevendosje. Ajo, si dokument nderkombetar, ka sherbyer si baze ligjore e te gjitha dokumentave qe qendrojne ne baze te pavaresise se Kosoves.

Krahas çeshtjes se Kosoves, qeveria e PD promovoi ne arenen nderkombetare ceshtjen e te drejtave njerezore dhe kombetare te shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Luginen e Presheves dhe kudo ne rajon.

Lokomotive e integrimeve europiane dhe euroatllantike, qeveria e PD dhe aleateve te saj ne vitin 1995 e anetaresuan Shqiperine ne Keshillin e Europes dhe ne dhjetra organizata nderkombetare si dhe firmosi nder me te parat Partneriterin per Paqe me Aleancen e Atllanitkut te Veriut. Ne Letren e tij te Bardhe te vitit 1996, Komisioni Europian duke vleresuar suksesin e reformave do perzgjidhte Shqiperine si vendin e veten ne rajon per te hapur negociatat per procesin e stabilizim asocimit ne BE.

Ne vendin e hiperkolektivizimit total, qeveria e PD hodhi themelet e ekonomise se tregut te lire dhe te demokracise, vendosi nje nga ngarkesat fiskale me te ulta 12,5% TVSH, hoqi taksen mbi kapitalin, liberalizoi dhe privatizoi ekonomine, beri 220 mije familje shqiptare pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat pronare te fermave te tyre si dhe qindra mijra ndermarrje te vogla dhe objekte u privatizuan. Ne fund te kater viteve, te ardhurat per fryme u katerfishuan dhe mbi 80% e prodhimit te brendshem vinte tashme nga sektori privat, u liberalizua kursi i kembimit dhe u arrit stabilizimi monetar e inflacioni ra ne njeshifror, rezerva valutore u rrit rreth 35 here.

Ne vitin 1997, Partia Demokratike njohu gabimin e saj historik te mosndalimit ne kohe te skemave piramidale. Ajo ju kundervu rrebelimit komunist me mjete politike dhe percaktoi zgjedhjet e pergjithshme si rruge politike per zgjidhjen e krizes. Ne fushaten elektorale te vitit 1997, PS premtoi kthimin qindarke per qindrake te parave te humbura ne skema piramidale. Kurse PD deklaroi se nje borxh qe nuk eshte marre nga qeveria kurre nuk mund te njihet.

Ne vitet 1997-2005, PD ne opozite qendroi e pamposhtur para vrasjeve, akuzave dhe proceseve politike te drejtuesve te saj, perfshire ketu edhe akuza monstruoze per krime kunder njerezimit madje muaj para se Gjykata e Hages te akuzonte Millosheviçin nga rregjimi i atyre qe erdhen me dhune ne pushtet.

Ne vitet ne opozite PD mbeshteti fuqishem luften çlirimtare te popullit te Kosoves. Ajo publikisht shpalli parimin “nje komb me nje qendrim” per fitoren e kesaj lufte, me pushtetin e saj vendor ne mbi 80% te bashkive dhe komunave te vendit per gjithçka per sistemimin e qytetareve te Kosoves te perzene nga votrat e tyre nga fallangat krimminale te Millosheviçit.

Me fitoren e zgjedhjeve te pergjithshme ne vitin 2005, PD ne nje rast unik ne histori perzuri me vote nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist.

Ne 8 vite te qeverisjes, qeveria e PD dhe aleateve te saj firmosi me Bashkimin Europian dhe ratifikoi me 28 vende Marreveshjen e Stabilizim Asocimit, mori ftesen dhe anetaresoi vendin ne Nato. Ajo paraqiti dhe ju pranua kerkesa per anetaresim e Shqiperise ne BE. Mori pyetesorin dhe u pergjigj mbi 2000 pyetjeve nga Komisioni Europian.

Me reforma serioze te gjithaneshme veçanerisht te gjendjes civile, pajisjen e qytetareve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike me moderne te kohes u plotesuan te gjitha kushtet dhe u hoqen vizat me BE, per bllokimin e te cilave nen moton “hap kutite te marresh vizat” Edivn Rama beri gjithçka.

Ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013 Shqiperia pasi kishte plotesuar te gjitha kushtet mori rekomandimin e Komisionit Europian dhe keshillit te ministrave te BE per statusin e vendit kandidat, me kushtin e vetem qe parlamenti te votonte tre ligjet per te cilat me konsensus ishte rene plotesisht dakord. Por Edi Rama bllokoi dy vite me rradhe akordimin e statusit te vendit kandidat Shqiperise duke mos votuar tre ligjet per te cilat ishte arritur konsensusi i plote dhe kerkesen per qarkun e Fierit.

Qeveria e PD dhe aleateve te saj dha ndihmese thelbesore ne pavaresine e Kosoves, lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane, me te famshmen "time is now" Presidenti George W Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi. Ajo dha kontribut thelbesor ne njohjet nderkombetare te Kosoves. Ajo duke nbdertuar Rrugen e Kombit ajo “bashkoi” kombin per here te pare ne historine e tij.

Qeveria e PD luftoi me zero tolerance krimin dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit ne 18 muaj mbi nje mije bos dhe anetar te bandave kriminale dhe beri Shqiperine nje vend te sigurt.
Ajo luftoi me vendosmeri korrupsionin dhe me kete lufte arriti me sukses pragun e Korportates se Mijevjeçarit te qeverise se SHBA. Shqiperia sipas UN ishte vendi i pare ne bote qe vendosi sistemin e prokurimit dixhital, sistem qe do certifikohej nga vet Banka Boterore dhe OKB. Kjo lufte si dhe reformat e thella ekonomike fiskale bene qe te ardhurat ne 8 vite te rrriten me 2,5 here.

Qeveria ndermori reforma te thella ekonomike dhe nje revolucion fiskal te suksesshem si:
Vendosja e takses se sheshte 10%
-ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 %
-ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10 pra vendosje te takses se sheshte prej 10 %,
-ulja e sigurimeve shoqerore nga 32% ne 15% per punedhenesin.
-ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1% ,
-u krijua one stop shop per regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohes dhe kostos se regjistrimit nga 42 dite dhe 4 mije euro ne gjithsej 30 minuta dhe vetem 1 euro,
-u krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre.
U sanksionua ne ligj nisma 1 euro pra per dhenien me 1 euro te tokes publike per investitoret e huaj te medhenj

Te gjitha keto reforma siç pohojne Komisioni Europian, Banka Boterore, FMN, IBRD etj bene qe ekonomia e vendit, ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare te botes, te vazhdoje te rritet dhe te mos njohe reçesion.

-Papunesia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8%
-Numri i bizneseve u tre-fishua
- Eksporti u rrit mbi 300% kurse,
- investimet e huaja u rriten perkatesisht me 316%.
-Te ardhurat buxhetore u mbi dyfishuan.
-Kredite per ekonomine u rriten 6 here.
Sipas Censusit te vitit 2011,
-343 mije familje shqiptare kishin me shume se nje shtepi.
-Shqiptaret ne banesa per 1000 banore lane mbrapa 5 kombe te vendeve anetare te BE.

Qeveria e PD dhe aleateve te saj,
-rriti me 120-150% rrogat dhe
-100% pensionet e ulta,
- Varferia u ul nga 18,5 ne 12,3% kurse
-Varferia ekstreme u ul nga 4,3 ne 1,3%
-Ne vitet 2006-2013 u ndertuan dhe rindertuan ne mbare vendin mbi 11 mije km rruge, pra siç thote Komisioni Europian me shume se ne te gjithe rajonin.
-Ne keto vite ndertuan:
-Rrugen e Kombit,
-autostraden Tirane-Elbasan ne te cilat vetem tunele jane 16 km.
-autostradat Lushnje Fier, Levan Vlore, Thumane -Milot, superstradat Levan-Tepelene Gjirokaster, Shkoder Han i Hotit etj etj
-Ne vitet 2006 2013 u ndertuan apo rindertuan,
-1300 shkolla e institucione arsimore,
-720 sisteme ujesjellesash dhe kanalizimesh,
-10 impiante te perpunimit te ujerave te zeza dhe
-400 qendra shendetesore dhe spitale.
-U ndertua terminali i aeroportit te Rinasit dhe me
pas ne fazen e dyte u dyfishua ky terminal.
-u ndertua terminali i portit te Durresit dhe
-u shpall fituese kompania qe do thellonte portin per anije te medha gjer ne 50 mije ton.
-U zgjeruan ndjeshem portet e Sarandes, Vlores, Shengjinit
Krahas infrastruktures, energjia ishte nje perparesi tjeter madhore e qeverise se PD.
Shqiperia superfuqi e vogel e energjise se rinovueshme ne rajon u be moto e qeverise se PD dhe aleateve te saj.
Nga fundi i vitit 2007 e ne vazhdim,
-moren fund nderprerjet e energjise elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite.
-Shqiperia u be vendi i dy projekteve gjigande energjitike
-TAP, investimi aktual me i madh ne Europe, gazsjellesi qe do sjelle gazin azer ne Itali, dhe
-kaskades se Devollit investimi me i madh ne hidroenergji ne Shqiperi.
Kaskada e Fanit te Madh e te Vogel. Qeveria,
-firmosi ndertimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanite private, nga te cilat
-112 kane perfunduar dhe japin,
-mbi 40% te prodhimit te energjise se vendit dhe,
-87 jane ne ndertim e siper.
-Shqiperia dixhitale eshte nje nga realizimet madhore te qeverise se PD.
-Ne vitin 2006, perdorimi i internetit ne Shqiperi ishte vetem 4.8% nderkohe u rrit ne 63% ne vitin 2012,
-interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrine ne çdo shkolle,
-u garantua internet falas per popullaten ne 1250 zyra ne mbare vendin,
-u ul me mbi 7 here çmimi i i internetit
-u ulen 3 - 5 here çmimiet e bisedave me celular,
-u licensuan dy kompani dhe u shtri ne mbare vendin teknologjia 3G dhe u pregatit kuadri per 4G
Arsimi ishte perparsi madhore.
Numri i studenteve nga viti 2006 ne vitin 2013 u rrit nga
-12 ne 50 per 1000 banore,
-70% e maturanteve hynin ne Universitet.
Trupa akademike universitare u rrit nga
-6 000 ne 10.500.
Ndjekja e shkollave te mesme nga nxenesit qe mbaronin klasen e nente u rrit,
nga 68 ne 86%.
-rrogat e arsimtareve u rriten me 120-140%
Ne Shqiperine rurale ne 8 vite u investuan 3,2 miliard euro
Ne zonat rurale u ndertuan:
-mbi 8 mije km rruge rajonale, dytesore dhe te treta.
-mbi 1 mije shkolla e kopshte,
-630 ujesjellesa dhe kanalizime,
-qindra km kanale vaditese dhe kullues dhe u,
-subvencionuan 45 mije projekte ne bujqesi e blegtori, gje qe beri te mundur
-te mbillen mbi 10 milione rrenje ullinj dhe
-miliona rrenje molle, arra, vreshta dhe dru te tjere frutor.
Prodhimet bujqesore ne teresi u mbrojten,
-u ulen me disa here importet e frutave dhe u rriten -disa here eksportet e zarzavateve, frutave, u mbi
- dyfishua siperfaqja e tokes se punuar,
-eksportet bujqesore ne teresi u rriten 3 here.
Numri i turisteve dhe vizitoreve nga
-300 mije qe ishte ne vitin 2004 u rrit
-ne 4,7 milion ne vitin 2012.
Shqiperia e cila ne vitin 1992 ishte vendi i trete me i varfer i planetit se bashku me Uganden dhe Angolen
-nga viti 2008 arriti nje quantum leap te vertet, kaloi ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta.
Qe nga viti 1992 ajo eshte rritur 21 here ndofta me shpejt se çdo vend tjeter.

Shqiperia ende nuk ishte nje vend i zhvilluar por ajo linte mbrapa disa vende te zhvilluara ne vdekshmerine ametare, vdekshmerine ne pergjithesi, jetegjatesine mesatare te popullates dhe arriti te kete vdekshmeri infantile nje-shifrore.

Ne vitin 2013 shqiptaret me vullnetin e tyre nuk votuan per kontraten e re me PD dhe Sali Berishen dhe votuan per nje kontrate tjeter. Respektova plotesisht vendimin e tyre dhe mora te gjitha vendimet e duhura perfshire ketu nje rotacion normal te pushtetit.

Por me ardhjen ne pushtet ne vitin 2013 te Edvin Kristaq Rames dhe bastardeve te tjere te bllokmeneve hoxhiste, gjate ketyre viteve te tyre ne pushtet me politikat qe ndoqen arriten:
1-Te shnderroj e Shqiperine ne Kanabistan apo Kolumbine e Europes dhe sipas raportit te DASH,
2- ne qendren operacionale te organizatave kriminale te Europes, SHBA, Amerikes Latine dhe Lindjes se Mesme
2- te ndertoje narkoshtetin e pare ne Europe dhe te shkaterrojne shtetin ligjor.
3-Te vendosin ne Shqiperi sundimin e mafies, trafikanteve, vrasesve, perdhunuesve ne qeveri, parlament, polici, prokurori, gjykate etj etj.
4- te largojne nga Shqiperia mbi 400000 mije shqiptar ne 4 vite.
5-te vjedhin dhe shperdorojne me tenderat, koncesionet dhe 200 ppp mbi 3,2 miliard euro.
6-Sot Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote ne te cilin me buxhetin e shtetit ndertohet autostrade ne fushe me 24 milion euro km nderkohe qe me financimin e Bankave Europiane po ndertohet Bajpasi i Fierit me te njejtet parametra me 2,1 milion euro km dhe e tera kjo vetem e vetem se vjedhin
7-Ne Shqiperi mungon gara ne prokurime.
Vetem Baxhanaku i Rames, Frangu, klientela Vilma Nushi, Ilir Beqja, Safet Gjici dhe Fusha kane fituar 1800 tendera.
8-Ne 6 vite nuk kane perfunduar dot asnje nga veprat publike te lena ne ndertim e siper dhe nuk kane nisur dot asnje veper te re vet!
9-Ne keto vite te pushtetit te tyre te krimit asnje investitor serioz i huaj nuk ka investuar ne Shqiperi perkundrazi, jane larguar nga vendi nga kercenimet, torturat dhe rrahjet mafioze, korrupsioni disa investitore te fuqishem ne fushen e turizmit, energjise etj qe do investonin mbi 2,5 miliard dollare ne vend.
Investimet e huaja te medha te ketyre viteve jane TAP, Devolli, Fani etj te gjitha kontrata te firmosura nga qeveria e mepareshme.
Perveç ketyre kjo parti arriti,
10-ti fuse thike mbas shpine dhe te mbeshtese per llogari te Serbise se Madhe ndarjen e Kosoves dhe
10-te bllokoje per tre vite me radhe hapjen e negociatave me BE dhe se fundi
11- Nga viti 2018 ne vitin 2019 nuk u plotesuan asnje nga kushtet e vendosur nga keshilli i ministrave te BE per çeljen e negociatave me Shqiperine.
12-detyroi vende themeluese te BE te kerkojne per here te pare rikthimin e vizave per qytetaret e Shqiperise dhe kjo nuk ka ndodhur kurre per asnje prej dhjetra vendeve qe gezojne liberalizimin e vizave me BE.
13-bllokoi liberalizimin e vizave te Kosoves me BE
14-bllokoi per kohe te pacaktuar hapjen e negociatave me BE.
15-duke zbatuar politiken e Vaso Çubrillovićit po bene spastrimin etnik te Shqiperise.

Kete 22 mars ne e nderojme ne kushtet e nje pandemie qe rrezikon jetet tona dhe nen nje narkoshtet te rrezikshem sa vet epidemia per jeten tone.

Ndaj dhe ju uroj nga zemra sot Gezuar kete dite dhe le te urojme qe 22 marsin e ardhshem te festojme me kalimin me sukses te pandemise dhe pa rregjimin e krimit, droges, korrupsionit te Edvin Kristaq Hajdudit dhe klikes se tij. Gezuar!sb

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...