Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar sot festën e Sulltan Novruzit, e bashkë me urimin ajo lutet për të gjithë shqiptarët.
Ky është një moment, padyshim për të dhënë sa më shumë dashuri por edhe për të bërë të gjtiha përpjekjet që të fitojmë betejën me të keqen, tha ajo.
STATUSI I PLOTË
Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit të gjithë shqiptarëve!
Në këtë Ditë të Re të ringjalljes dhe shpresës, lutja dhe urimi im është për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë, punojnë e luftojnë në keto ditë të vështira.
Me bekimin që na jep besimi në Zot dhe përulësia ndaj Tij, me devocion dhe përkushtim, të gjithë të gjejmë dashurinë mes nesh dhe t’ju falim dashuri edhe të tjerëve.
Me forcën që ajo na jep, ta duam jetën dhe të bëjmë të gjitha përpjekjet e sakrificat për ta fituar betejën e jetës me të keqen, të ringjalljes mbi vdekjen, të shpresës mbi frikën, të besimit mbi pasigurinë!
Zoti ju bekoftë të gjithëve ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë! 🙏🇦🇱