×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gjykata dënon aktivistin e shoqërisë civile/ Laska: Shihemi në protestë fashistë palaço!

Premte, 25 May 2018 21:07

Gjykata ka dënuar sot me 6 muaj shërbim prove, aktivistin Napolon Laska. Ka qenë vetë ky i fundit që ka bërë të ditur lajmin, përmes rrjeteve sociale.

Me anë të një postimi në Facebook, laska shkruan se është dënuar me 6 muaj për shërim prove. Por mesa duket Laska nuk është dhe aq i irrituar me vendimin e gjykatës sesa me deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama.

“Problemi është kur në të njëjtën ditë, kryeministri na quan injorant ne që protestojmë për mbrojtjen e jetës, gjykatësja me mendjen e urdhërin tij dhe sikur të ishte ai vet, merr vendim për dënimin tonë.”, shkruan ai.

Ndërkohë që paralajmëron pjesëmarrjen nesër në protestë.

Ja çfarë shkruan Laska:

Nuk dua ta komentoj vendimin e gjykatës sot i cili më dënon me 6 muaj shërbim prove, me kushtin që të mos kryej asnjë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe. Praktikisht të kem frikë të protestoj dhe të ngre zërin. Atë do e zgjidhim duke e apeluar në të gjitha shkallët e mundshme të gjyqësorit.

Problemi është kur në të njëjtën ditë, kryeministri na quan injorant ne që protestojmë për mbrojtjen e jetës, gjykatësja me mendjen e urdhërin tij dhe sikur të ishte ai vet, merr vendim për denimin tonë.

Për një gjë më vjen keq në gjithë këtë histori:

Më vjen keq që nuk paskam qenë i qartë kur kam thënë se nuk më trembni dot as me hetime, as me procedime e as me vendime gjykatash.

Të fala reformës në drejtësi!

Shihemi në protestën e radhës fashistë palaço!

#MeMbrostarin

#YouCanNotStopMe

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...