×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

I hiqet ilaçi nga lista e rimbursimit, qytetarja :Ta llogarisë qeveria do rroj apo do vdes

Premte, 25 May 2018 21:18

Lumturi Haskoçelaj ka rrëfyer për peripecitë që ka kaluar me shëndetin. Në vitin 2013 është operuar në zemër për shkak të bllokimit të koronareve. Për shkak të trompozës në zemër, ajo është kuruar me medikamentin “Xarelto”, i cili është jetik për shëndetin e saj.

Ajo tha në emisionin “stop” se këtë muaj është përballur me një surprizë aspak të këndshme, ilaçi i saj u hoq nga lista e rimbursimit.

“Isha në 6-mujorin e tretë të përfitimit të këtij ilaçi, kur më thanë këtë muaj që ti nuk e përfiton më sepse duhet të plotësoja disa pikë. A thua që unë po konkurroja për “miss”… Unë konkurroj për të jetuar! Me dy pikë nuk përfitoja të tretin, kështu që duhej të vdisja. I kam jetike, pa atë unë nuk jetoj dot!”, tregoi denoncuesja.

Medikamenti në fjalë kushton 93 mijë lekë të vjetra, ndërsa të gjithë ilaçet e saj arrijnë vlerën e 225 mijë lekëve, çka nuk e përballon dot me pensionin e saj mujor.

“Të bëhet llogaria dhe të mendojë qeveria do rroj apo do vdes!”, u shpreh e pashpresë Haskoçelaj.

Gazetarja e emisionit “Stop” së bashku me zonjën Lumturie komunikuan me mjeken e familjes, Sonila Dollkun në lidhje me përfitimin e pikëzimit për përfitimin e barnave të rimbursueshme.

“Në listën e re të barnave të vitit 2018, kufizimi mbi përdorimin e “Xarelto” ka një sistem pikëzimi. Në qoftë se pacientët e plotësojnë këtë sistem pikëzimi me 3 ose më shumë pikë, atëherë mund ta përfitojnë”, tha mjekja e familjes.

Po ashtu pranë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Fier u përgjigjën se nuk mund të bëjnë asgjë për shkak të udhëzimit të datës 5 Maj 2018.

“Sipas diagnozave dhe moshës që kanë, nëse arrijnë 3 ose më shumë pikë mund ta marrin këtë preparat. Ndërsa pacientët që nuk e arrijnë pikëzimin 3 do të mjekohen me një terapi brenda këtij grupi. Kjo është një ndër pacientët që nuk e përfiton këtë trajtim 3 pikësh. Ka preparate antikoagulant, ka dhe shumë preparate të tjera në listë, me të cilat zonja mund të mjekohet, në gjykim të mjekut specialist”, shpjegoi ajo, duke ia lënë përgjegjësinë komisionit./tvklan.al

foto

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 21:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...