Vlorë/ I vë benzinën klinikës së Shefit të Gjinekologjisë, arrestohet në flagrancë i riu

Diel, 08 Prill 2018 10:24

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Musto Kapaj, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të djegë me benzinë klinikën private të Shefit të Gjinekologjisë në Vlorë, Beikush Shehu.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Policia raportohen se nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale.

Deklarata e policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Musto Kapaj, 27 vjeç, banues në Gjorm, Vlorë.

Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen ’24 Maji’, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të shtetasit B.Sh, 64 vjeç.

Në klinikë nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë’, të parashikuar nga neni 151 e 22 të Kodit Penal.

Modifikuar më Diel, 08 Prill 2018 10:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...