22- vjeçari, Redi Palushi, i shpallur në kërkim që prej muajit shkurt, më në fund është vënë në pranga nga policia e shtetit.
Palushi ishte një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes së 16- të shkurtit të këtij viti, kur pas një konflikti të çastit në rrugën ‘Irfan Tomini’, mbetën të plagosur shtetasit Gjon Pelivani dhe R. H., të dy jashtë rrezikut për jetën.
Policia e shpalli 22- vjeçarin në kërkim për veprat penale “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 78-25-22,278 të Kodit Penal.
Menjëherë pas ngjarjes ishin arrestuar edhe dy prej autorëve të tjerë, shtetasit Florjan Musaj, 25 vjeç dhe Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u kapën në flagrancë.
Materialet proceduariale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.