Daily Mail/ DiCaprio i Elbasanit, perandori i trafikut të drogës

Diel, 27 May 2018 12:29

 Bar restoranti “Living” nuk do të dukej i papërshtatshëm në qendër të Londrës, ose një nga vendpushimet më të shtrenjta italiane.

Por nuk është në Soho. Jemi në Bulevardin Qemal Stafa në Elbasan, Shqipëri, një nga qytetet më të depresionuara dhe më të ndotura në Europë. Është krejtësisht e zymtë. Kush do të kishte të ardhurat e mbledhura nga kursimet, që të ndërtonte një vend si “Living” në një vend si Elbasani?

Për këtë restorant janë të ardhurat nga biznesi i paligjshëm i një “manjati” me emrin Klodjan Çopja.

Këto janë shkruar në prestigjozen britanike “Daily Mail”, sipas të cilës, “në një prej pikturave të lokalit janë shkruar disa vargje nga kënga e grupit muzikor “The Beatles” me titull ‘All You Need Is Love” që në shqip përkthehet, dashuria është gjithçka që ju duhet . Por në fakt ajo që duhet të shkruhej në këtë lokal është “E gjitha që ju duhet janë paratë e drogës”.

“Për mirë apo për keq, të gjithë në Elbasan e njohin zotin Çopja. Ai ngjan me Leonardo Di Caprion dhe kur kthehej nga Londra në Elbasan udhëtonte me një Ferrari të kuq. Perandoria e trafikut të kokainës ndërtuar nga 31-vjeçari Çopja u shkatërruar kur u diktuan korrierët e grupit.

Për policinë angleze që hetoi rrjetin e tij kriminal ai ishte mjeshtër për t’u fshehur. Kur e pa që të gjithë anëtarët e rrjetit ranë në prangat e policisë kriminale angleze ai ilegalisht u largua për ti shpëtuar arrestit.

Megjithatë Klodjan Copja do të arrestohej në kufirin greko-shqiptarë me një pasaportë të falsifikuar e më pas do të ekstradohej në Angli. Ndërkohë në Elbasan pak njerëz marrin guximin të përmendin emrin e tij”, shkruan më tej “Daily Mail”.

Prestigjiozja britanike tregon më tej se ka parë regjistrin e bizneseve shqiptare nga ku rezulton se lokali “Living” i Klodjan Çopajt është regjistruar në emrin e nënës së tij 62 vjeçare.

30-vjeçari Çopja u dënua nga Kingston Crown Court, pasi u shpall fajtor për 3 akuza, atë të shpërndarjes së drogës së Klasit A, të Klasit C dhe të importit të drogës së Klasit A.

Ai u kap nga Policia Metropolitane pas zbulimit të një rrjeti të shpërndarjes së kokainë në Britani nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të 2015 -ës. Shqiptari ishte koka e një rrjeti të madh të shpërndarjes së kokainës, përgjegjëse për importimin e një sasie droge që kapte vlerë e 60 milion paundëve.

Met (Polici Metropolitane), në bashkëpunim me një numër të madh forcash të policisë nëpër Britani, zhvilloi një hetim të detajuar mbi këtë rrjet të shpërndarjes së drogës që çoi në dënimin e 42 personave me një total prej 360 vitesh heqje lirie.

Në periudhën e parë, nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të po këtij viti, efektivët e Met punuan me kolegët e tyre në Kent, West Midlands, Bedfordshire dhe Thames Valley për të kryer një operacion përgjimesh mbi rrjetin e drogës të shqiptarit Çopja.

Kjo çoi në arrestimin e 12 personave, klientë apo shpërndarës të drogës së Klasit A, me një vlerë prej rreth 2.5 milion paund.

Ata u dënuan me 166 vite burg në total.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-5773107/How-Albanian-drug-lords-knife-wielding-goons-exploiting-Europes-porous-borders.html

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 12:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...