Një 47 vjeçar është gjetur i pajetë në Barbullush të Shkodrës.
Mësohet se trupi i viktimës është gjetur nga të afërmit.
"Me datë 28.05.2018 ora 13.45, jemi njoftuar se në fshatin Barbullush, Bashkia Vau Dejës në banesë, është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur, shtetasi A. K. 47 vjeç".
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.