Dëmi 24.5 milionë lekë, u tjetërsuan 27.6 ha, KLSH kallëzon ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

Hënë, 28 May 2018 15:03

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori dhe 1 mbikëqyrës të punimeve 


Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit të “Përputhshmërisë dhe Rregullshmërisë” me nr. 1297/1, datë 15.12.2017, ndryshuar me 1297/3, datë 31.01.2018, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Rrogozhinë, për veprimtarinë nga data 01.01.2016 deri më 31.12.2017.

Me Vendimin nr. 37, datë 30.04.2018 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 1297/15, datë 30.04.2018, me qëllim  përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Rrogozhinë, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 24.5 milion lekë; përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitet në vlerën 217 milion lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën 75.8 milion lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e dhënies me qira të tokave shtetërore të pandara për 16 raste me sipërfaqe 27.6 ha si dhe në 1 rast, lidhur me procedurat e zbatimit të investimit publik, ndër shkeljet kryesore janë:

Tjetërsimi i pronës shtetërore nëpërmjet procedurave të dhënies me qira të tokave shtetërore të pandara, me afat me 99 vjet, në 16 raste (kontrata) me sipërfaqe 276129 m2 dhe më konkretisht:

Komisioni i Qiradhënies së Tokave Bujqësore të Pandara (KQTBP) përcaktuar me urdhër të Kryetarit të Bashkisë është ngritur dhe ka funksionuar në një kohë kur vendimet  “Për dhënien me qira të tokave Bujqësore të pandara”, janë marrë më përpara se është ngritur ky komision, pra pa pasur tagra vendimmarrëse. 

Realizimi i procedurave është bërë në kushtet e mungesës së transparencës pasi mungon, shpallja publike e Bashkisë, njoftimi, data, vendi dhe ora e zhvillimit të procedurës së garës, për dhënien me qira të tokës bujqësore të pandarë, duke mos pasur asnjë të dhënë mbi mënyrën e marrjes dijeni të personave që kanë shprehur interes për marrjen me qira.

Dhënia me qira është bërë në kushtet kur mungon dokumentacioni në lidhje me Vendimin për klasifikimin dhe pikët e kërkesës të shqyrtuara së bashku me arsyetimet përkatëse, si dhe në mungesë të shpalljes të vendimit dhe njoftimi i subjektit përkatës. 

Vlerësimi i ofertave është bërë në kushtet kur kërkesat e fermerëve janë vlerësuar në mungesë të informacionit në lidhje me teknologjinë kryesore që do të aplikohet në kultivimin e bimëve, përpunimi i produkteve, investimet kryesore mbi infrastrukturën, investimet e lidhura me mbjelljen e bimëve, burimet e financimit që garantojnë investimin, të shprehura në vlerë monetare; ndikimin e investimit në rritjen e numrit të të punësuarve. Kërkesat e fermerëve për qiramarrje nuk kanë kaluar nëpërmjet zyrës të Protokollit të Bashkisë duke mos u dokumentuar mënyra se si KQTBP ka marrë në dorëzim ofertat dhe dokumentacion ligjor e teknik.

Në 14 raste, Vendimi i KQTBP për dhënien me qira të tokës bujqësore nuk është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e tij, si dhe në 5 raste nuk ka respektuar afatin kohor për shpalljen e procedurës së konkurrimit.

Në 1 rast, për investimin publik “Rivitalizimi Urban i Qendrës së Qytetit Rrogozhinë”, për dëmin ekonomik në vlerën 6,718,896 lekë shkaktuar nga diferenca në volume pune të situacionuara dhe likuiduara por të pakryera në fakt (për 15 zëra punimesh).

Veprime në kundërshtim me nenin 5, ligjit nr. 8312, datë 26.3.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”, pikës 4 të vendimit nr. 531, datë 21.8.1998 të Këshillit të Ministrave “Për tokat bujqësore të pandara", të ndryshuar, kreu II pika 1, 3, 11, kreu IV, germa c, të UKM nr. 1, datë 18.07.2012 “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara”, me nenin 7 dhe 12, të ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, Kreun I, pika 3, nënpikat 3.2 dhe 3.3. Kreun II pika 3 të UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, UKM nr. 2, datë 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe kontratave të shërbimit të mbikëqyrjes të punimeve.

Për këto shkelje dhe të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, me shkresën nr. 1297/19 dhe 1297/20 datë 22.05.2018 kallëzim penal ndaj N. D. me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë në cilësinë e Kryetarit të Komisioni i Qiradhënies të Tokës Bujqësore të Pandarë, si dhe V. M. në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve, për konsumimin e elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248, të Kodit Penal.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkisë Rrogozhinë masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 75,867 mijë lekë.

Shënim: Në Ëeb-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr. 37, datë 30.04.2018 i Kryetarit të KLSH-së, në lidhje me këtë auditim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...