Kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, do të merret në pyetje ditën e sotme nga prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara.
Hajdarmataj, i cili është dhe kreu i grupit të hetimit për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, udhëtoi mbrëmjen e djeshme drejt Katanias.
Prokurorët do të marrin në pyetje edhe Nezar Seiti e Maridian Sulaj, edhe këtë të arrestuar si pjesë e grupit të trafikut drogës ‘Habilaj’.
Prokurorët janë të bindur se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tairi ka favorizuar grupin në fjalë, duke përfituar dhurata dhe shuma lekësh.
Megjithatë, gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda vendosi dy ditë më parë që të hiqte masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’ për të.
Nga pyetjet që do t’ju bëhen të arrestuarve në Itali, prokurorët kanë bindje se do të nxjerrin prova të mjaftueshme për të futur në burg Saimir Tahirin. /55News.al/