KLSH padit kreun e ERE: Shkaktari i humbjes së 9 mln euro tek “Energjia”

E mërkurë, 30 May 2018 16:25

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmetin, duke e akuzuar se i ka shkaktuar një dëm prej 9 milionë euro buxhetit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe buxhetit të shtetit.

Sipas kallëzimit, ky është një dëm që rrjedh nga mosrakordimi i bilancit energjetik të vendit, pra mospërputhjes së sasive të energjisë që është prodhuar dhe marrë nga importi me atë që është konsumuar faktikisht, që në termin teknik njihen si disbalanca.

Sipas KLSH, Enti Rregullator prej vitesh nuk miraton bazën e nevojshme ligjore që përcakton mënyrën se si rakordohet energjia që hidhet në rrjet me konsumin faktik, si dhe mënyrën se si bëhet kompesimi kur ka mospërputhje.

Kjo sipas KLSH, ka çuar në mosmarrëveshje të mëdha mes dy kompanive publike të energjisë, KESH-it dhe operatorit të transmetimit si dhe në krijimin e një dëmi të madh ekonomik për qytetarët, i cili vazhdon të rritet.

Dëmi ekonomik, që KLSH i ka ngarkuar kreut të Entit Rregullator të Energjisë, është zbuluar nga një auditim në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Në qershor të vitit të kaluar, KLSH tentoi të auditojë direkt Entin. Por menjëherë pas njoftimit për kontroll, Enti Rregullator i Energjisë e refuzoi atë me argumentin se ky institucion nuk është subjekt kontrolli i KLSH-së. /Tch

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...