Auditimet e KLSH-së janar-prill 2018, 35 mln euro dëm, kryesojnë Aviacioni Civil dhe KESH

E mërkurë, 30 May 2018 16:35

Nga auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në periudhën janar-prill 2018 kana rezultuar shkelje të larta nga ana e institucioneve që kapin shumën 35.4 milionë euro.

Aktiviteti ekonomik i institucioneve të përfshira nga këto kontrolle është ai 2015-2017 ndërkohë që rezultatet janë dhënë vetëm nga 20 procedura auditimi të përfunduara dhe evaduara.

Dëmi ekonomik është i ndarë në dy pjesë ku së pari janë parregullsitë dhe shkeljet financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, që për 4 mujorin rezultojnë me dëm ekonomik në shumën totale prej 2,581,106 mijë lekë ose 20.2 milionë euro.

Ndërsa e dyta është shkelja e disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 1,942,534 mijë lekë, afërsisht 15.2 milionë euro nga e cila: 959,832 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 7.5 milionë euro dhe 985,241 mijë lekë afërsisht 7.7 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Shkeljet më të mëdha janë regjistruar në:

Raporti i Kontrollit të Larë të Shtetit ka dalë në përfundimin se nga totali i parregullsive dhe shkeljeve financiare peshën më të madhe e mban grupi “të tjera” me mbi 1.8 miliardë lekë dhe specifikisht janë dy institucionet shkaktare.

“KESH sh.a, në vlerën 1,594,920 mijë lekë, si pasojë e miratimit nga bordi i ERE me vendimin nr.79/2016 për marrëveshjen me shoqërinë “OST” për shërbimet ndihmëse dhe balancimit të sistemit elektroenergjitik dhe si pasojë “privatizimi i magazinës Shkozet” i kryer nga Ministria e Financës dhe ZVRPP Durrës në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në vlerën 211,358 mijë lekë, si pasojë e detyrimeve (të ardhurat e realizuara por të papërdorura) që përbëjnë vlerën e fitimit, të cilat nuk janë derdhur në Buxhetin e Shtetit nga AAC”, thuhet në raportin e KLSH.

Qiradhënia, shit-blerja e pasurisë shtetërore rezulton me një dëm prej 326 milionë lekësh ku pjesën kryesore e mban Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me 234 milionë lekë.

Në fushën e prokurimeve janë konstatuar dëme në vlerën 234 milionë lekë ku shkeljen kryesore për procedurat e mban Autoriteti I Aviacionit Civil me 28 milionë lekë kurse për shkeljen e procedurave të zbatimit kryeson KESH.

Në sektorin e doganave dhe tatim-taksave raporti vëren se janë konstatuar shkelje në vlerën 82.6   milionë dhe 45.8 milionë lekë.

Në fushën e pagave dhe shpërblimeve janë 20.3 milionë lekë dëm dhe të fundit shpenzimet operative me 12.2 milionë lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...