Kujdes, këto lloj Call Center-ash po ju mashtrojnë

E mërkurë, 30 May 2018 17:45

Call Center-at “kambiste” që fshehin pas vetes brokera fantazmë e veprojnë si skema mashtruese, mund të kthehen në një problem kombëtar.

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, tha se nga ana e institucionit që ai drejton janë nisur shkresa drejt një sërë institucioneve të rëndësishme në vend për të bashkërenduar një plan veprimi.

“Kemi pasur informacion që operojnë të tilla shoqëri, sidomos në tregjet e huaja, sa i përket shitjes së produkteve  financiare. Nëse ata janë të licencuar nga broker të Bashkimit Europian, kjo është një gjë pozitive se të paktën janë të kontrolluar. Problemi qëndron nëse ata janë broker fantazmë dhe qytetarët mund të përfshihen.

I kemi shkruar Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Shërbimit Informativ të Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të pastrimit të Parave. Kam bere takime dypaleshe dhe kam kërkuar nga SHISH që të na japë emrat e kompanive. Duke qenë se institucioni ynë nuk kishte certifikatë sigurie për të marrë informacion të klasifikuar që jepet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kemi kërkuar dhe jemi në fazën përfundimtare për të marë informacion nga SHISh por duhet të kemi një plan veprimi konkret me gjithë institucionet.

Problemi i  këtyre shoqërive është që ata më shumë marrin shtetas të huaj dhe nesër mund të kthehet në një problem kombëtar sepse mashtrohen qytetarë të huaj.  Kjo mund të kthehet problem edhe nga institucionet ndërkombëtare nëse shërbejnë për pastrim parash” tha Koçi.

Shqetësimi për operimin e Call Center-ave jotipikë që operojnë për shitje produktesh financiare ka të paktën dy vite që po lakohet gjerësisht.

“Monitor” ka shkruar vazhdimisht që kompanitë që ofrojnë shërbimin forex dhe binary option (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë) kanë filluar të përhapen gjerësisht dhe në Shqipëri, teksa operatorët e call center, u goditën nga viti i kaluar goditur nga shtrëngimi i rregullave për delokalizimin nga qeveria italiane, dhe u detyruan të diversifikohen në këtë drejtim.

Bazë mbetet Qipro. Aktorët e tregut pohojnë se janë mbi 50 operatorë që tashmë e ofrojnë këtë shërbim (marrin në telefon klientët potencialë dhe i orientojnë për këto forma investimi), nga të cilët vetëm 3 janë të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Për momentin autoritetet mbikëqyrëse nuk duken shumë të shqetësuara nga ky fenomen, pasi tregu i synuar për ta mbeten klientët jashtë vendit, jo ata shqiptarë, pra janë të huajt që rrezikojnë të humbin paratë. Gjithsesi, edhe në Shqipëri qëndron fakti që askush nuk i mbron klientët nëse ata humbin në këto forma investimi./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...