Përdhunoi 15-vjeçaren dhe e la shtatzënë, 54-vjeçari nga Pogradec dënohet me...

E Enjte, 31 May 2018 10:59

Ligor Biba është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga gjykata e Korçës, për përdhunimin e një 15-vjeçareje. 54-vjeçari nga fshati Velçan i Pogradecin u arrestua më 15 Tetor të vitit të shkuar, pasi e mitura bëri kallëzim ndaj tij.

Në muajin Mars po të vitit të shkuar, ai kishte shkuar në banesën e të miturës, të cilën e kishte fqinje dhe e kishte përdhunuar, duke e lënë edhe shtatzënë.

Fillimisht, babai i 4 fëmijëve i quajti sajesa akuzat ndaj tij dhe kërkoi që të bëhej testi i ADN-së për fëmijën. Ishte pikërisht ky test që tregoi se Biba ishte babai i foshnjes.

Pas rezultatit të ADN-së, 54-vjeçari e pranoi krimin dhe përfitoi uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për pasojë nga 7 vjet burg, ai u dënua përfundimisht me 4.8 vjet burg./

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...