Doli pro qeverisë/ Tradhtari zgjidhet drejtor i Teatrit të Kukkullave

E Enjte, 31 May 2018 16:29

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme kandidaturën e  Erion Isai të cilin e emërohoi drejtor të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Aktori i humorit do të zëvendësojë në këtë detyrë Monika Lubonjën e shkarkuar pak kohë më parë.

Isai doli pro prishjen e Teatrit Kombëtar në momentin kur filluan diskutimet për shembjene e tij dhe për të nuk ishte problem nëse do të kishte ndërtime pas tij.

“Arsyeja pse unë kam hequr dorë nga protesta e Teatrit Kombëtar është sepse tashmë është kthyer në çështje politike. Dalin dhe flasin për një politikë të përgjithshme , marrin përsipër të flasin edhe për arkitekturë, janë bërë edhe arkitektë. Pastaj shkojnë dhe futen në zyrë të kryetarit të opozitës, gjë që mua nuk më duket normale. Unë nuk di që ndonjë nga 2 sindikatat të ketë kërkuar takim me kryeministrin dhe ai të ketë thënë jo. 

Nuk ka ndonjë gjë të shkosh te lideri i opozitës, por ai nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe ndaj nuk mund të jesh selektiv, të shkosh te njëri dhe jo tek tjetri. Unë e përmenda kreun e opozitës sepse edhe kur ishte në pushtet e vetmja gjë për të cilën ndërhynte ishte për të punësuar aktorë brenda Teatrit Kombëtar , dhe nuk është interesuar ndonjëherë për kushtet e Teatrit”, ka thënë Isai pak kohë më parë, kur protesta e artistëve sapo kishte filluar.

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 18:56
Login to post comments