Itali/ Shkatërrohet banda që importoi 5 ton drogë nga Shqipëria

E Enjte, 31 May 2018 16:53

Policia italiane është duke mbyllur hetimet për 17 nga 46 të akuzuarit në kuadrin e operacionit “Stammer 2” që solli arrestimin e 25 personave, me synim shkatërrimin e një organizate që ka trafikuar rreth pesë tonë marijuanë nga Shqipëria në Itali.

Sipas akuzës, grupet kalabreze të drogës në bashkëpunim me “kartelet shqiptare” arritën të kalonin në më pak se tre muaj rreth pesë tonë marijuanë duke shmangur bashkëpunimin me organizatat kriminale nga Brindisi, historikisht në marrëdhënie “biznesi” me trafikantët nga Shqipëria.

Pasi arritën të fitonin besimin e shqiptarëve, klanet kalabreze  iu bënë “dalje” ndërmjetësve puljezë duke e importuar direkt drogën.

Ndër të kërkuarit e shumtë të policisë italiane është edhe një shtetas shqiptar, Elvis Hajdini, i lindur në Vlorë më 4 shkurt 1993.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...