Dita Ndërkombëtare kundër Duhanit, OBSH: Shkak i goditjeve në zemër

E Enjte, 31 May 2018 18:28

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Duhanit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se përdorimi i duhanit shkakton sëmundje dhe goditje kardio-vaskulare, si edhe është një nga shkaktarët kryesor të vdekjes së parakohshme të 3 milionë vetëve në vit.

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë rreth 18 milionë vdekje në vit. Sipas OBSH-së 3 milionë nga këto vdekje shkaktohen nga përdorimi dhe ekspozimi ndaj duhanit.

Douglas Bettcher është drejtor i OBSH-së për parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme.

Sipas tij shumica e njerëzve e dinë se duhani rrit rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të mushkërive, por studimet tregojnë se shumë prej tyre nuk e dine që përdorimi i duhanit nxit sëmundjet e zemrës dhe goditjet në zemër.

“Ka hendeqe të mëdha në njohuritë për rreziqet e sëmundjes së zemrës. Dhe në shumë vende, këto mangësi në njohuri janë shumë të thella. Përqindja e njerëzve që nuk e besojnë se duhani shkakton goditje kardio-vaskulare është për shembull në Kinë deri në 73 për qind. Për goditjet në zemër, 61 për qind e të rriturve në Kinë, nuk e dinë se duhani e rrit atë rrezik”, shprehet Bettcher.

Menaxheri i kontrollit të përdorimit të duhanit në OBSH, Vinayak Prasad, nga ana tjetër thotë se njohuria mund të shpëtojë jetë.

“Nëse ndalon duhanin, rreziku nga sëmundjet kardio-vaskulare eliminohet për 15 vjet. Pra 15 vjet pasi ke lënë duhanin, rreziku është i njëjti sikur të mos kishe pirë kurrë duhan”, shprehet Prasad.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se përdorimi i duhanit ra nga 27 për qind në vitin 2000 në 20 për qind në vitin 2016. Megjithatë ajo shton se duhani shkakton vdekjen e mbi 7 milionë vetëve në vit.

OBSH-ja vë në dukje se përdorimi i duhanit është në rënie në të gjitha rajonet përveçse në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...