Arrogancë dhe hakmarrje në FSDKSH !  

E Enjte, 31 May 2018 18:37

Nga Albina Deda

Largohen nga puna specialiste jo vetëm korrekte, por qe kane hedh themelet e ISKSH, sot FSDKSH apo FONDI. Vazhdon të jetë çështje tepër e nxehtë ajo e largimit të punonjësve të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor nga detyra.

Midis tyre, punonjës me eksperiencë të gjatë në këtë institucion.

Duke e cilësuar si të padrejtë këtë pushim të beftë, punonjësit kanë denoncuar në mënyrë të vazhdueshme duke kërkuar rishikim të strukturës së re nga drejtuesit e Fondit dhe drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë.

Megjithatë, kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. Përkundrazi, drejtuesit janë bërë më agresiv dhe hakmarrës. Një nga te larguarit është Naun Sinani, mjek, ish-këshilltar në Fond, dhe ish-nëndrejtor i këtij institucioni deri ne 2013,  i prekur gjoja nga ristrukturimi, i cili u ka dërguar të gjithë punonjësve të Fondit, përfshirë edhe drejtuesit një e-mail të titulluar:

Fletërrufe.  Në këtë email, ai shprehet i zhgënjyer që nuk ka mundur të takojë askënd, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme. Një ditë më vonë i është komunikuar pushimi i menjëhershëm nga puna.

E-mail i tij:

Drejtuar: Z. Eduard Ahmeti dhe

Znj. Lediana Mehmeti

Dje, rreth orës 10.35 pranë zyrave të FSDKSH, unë me disa kolegë kemi kërkuar një takim zyrtarisht me ju Z. Drejtor i Përgjithshëm dhe në kohën që unë kam qenë brenda FONDIT duke pritur për takimin e kërkuar dhe duke biseduar me të dërguarin tuaj Z. Ramiz, mësojmë se na është bërë apel tek zyrat tona.

Duke mos qenë njëkohësisht në të njëjtin orar në dy vende të ndryshme, mua më është dhënë vërejtje me shkrim për “mos respektim të orarit të punës”.

Turp për ju të dy!!! Pasi më hoqët nga puna pa asnjë kriter, pasi nuk jam pritur në takime nga asnjë prej jush, pasi juve Z. Eduard ju kam dërguar personalisht një ankesë, pasi jam munduar të punoj më korrektësi dhe të përfaqësoj me dinjitet institucionin e FSDKSH-së në këto vite pranë DSHSUKS, dhe pasi deri dje nuk më është komunikuar orari i punës për 20 orë pune sipas ligjit, me dijeninë tuaj dhe në shenjë hakmarrjeje primitive jepni masën vërejtje me shkrim.

Drejtor dhe znj.Drejtoreshë, Enveri kishte një “burrni” idioteske dhe për të gjitha këto të këqia “që kam bërë unë në këtë institucion” urdhëronte shoqet kandidate dhe antare që mua të më shpallnin ARMIK të Popullit, kurse ju keni frikë ta bëni. JU LUTEM, JU LUTEM më shpallni Armik, se s’ju ka ngel gjë tjetër (se mbase më vonë marr dhe dëmshpërblime). Por ju nuk e bëni se nuk jeni si ai, ju jeni Enveruca.

Ju që të konsideroni qëndrimin tim në punë dëshironi që unë të bëhem i korruptuar, të bëhem pijanec spitalesh, të bëj presione për të mirat e mia personale tek stafet e spitaleve të Republikës, të mos paguaja vetë hotelet dhe transportin kur shkoja me shërbime por të mi paguanin të tjerët, të bëhem si gangstere, të bëja shok shoferët, magazinierët, furnitorët si edhe disa drejtues të stafeve të spitaleve.

Jo, Jo, këto nuk i kam bërë, nuk i bëj dhe nuk do ti bëj kurrë.

Po, Po, shokë drejtues të Fondit, kam bërë diçka të vogël të paktën në dy vitet e fundit.

Megjithëse ka dy vjet që qytetarët shqiptarë nuk duhet të paguajnë tarifën për ekzaminimet terciare (Skaner, Rezonanca) që ofrohen në spitalet rajonale, unë kam konstatuar se gjatë vitit 2017 dhe 2018 në spitalet rajonale të Beratit, Dibrës, Fierit, Vlorës, etj. qytetarët shqiptarë vazhdonin të paguanin tarifat që ishin jo të pakta për xhepat e tyre.

Kam ndërhyrë personalisht dhe me forcë që kjo gjë të ndërpritet dhe ja kam arritur, pasi stafet e spitaleve nuk kishin asnjë dokument zyrtar që të ndërprisnin këtë pagesë të paligjshme????.

Pra i nderuar z. Eduard Ahmeti dhe znj. Lediana Valo, unë kam bërë diçka shumë të vogël që mos të rëndohen nga xhepat qytetarët shqiptar,

po ju dhe dy paraardhësit tuaj në drejtim të Fondit çfarë keni bërë????

Mbase ju quani arritje mbylljen me kyç të punonjësve të Fondit, presionin e vazhdueshëm ndaj stafeve të Fondit, frikën që keni mbjellë, pa aftësinë e moszhvillimit të metodave të financimit për spitalet publike, ngritjen dhe mbajtjen në detyra të shoqërive të Ledianës apo atë që ne në tre vitet e fundit pranë DSHSUKS nuk kemi bërë asnjëherë takime si sektor apo si grupe, e theksoj kurrë, me stafin drejtues mbi mbarëvajtjen e kontrolleve të kësaj drejtorie dhe mbi ato raporte që ne kemi nxjerrë?.

Drejtor dhe znj. Drejtoreshë Rrituni, Respektoni dhe Vlerësoni stafet dhe specialistët tuaj, Performoni, Qëndroni fort në ushtrimin e detyrave tuaja në respekt të ligjit mbi FONDIN, Mirëmenaxhoni buxhetin e Fondit dhe për moshën që keni mundohuni të zhvilloni më tej për veten tuaj dhe për të ardhmen e Shqipërisë parimet demokratike që ne predikojmë çdo ditë.

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 18:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...