Shtohen fluturimet "low cost", por biletat nga Shqipëria kushtojnë 3-fish më shtrenjtë se rajoni

Hënë, 09 Prill 2018 10:00

Ndonëse numri i kompanive ajrore që kanë linja direkte me Shqipërinë po shtohet, përfshirë dhe ato me kosto të ulët (low cost), çmimet e biletave për të fluturuar nga Tirana drejt vendeve të ndryshme të Europës vijojnë të mbeten më të shtrenjtat në rajon, në disa raste edhe dyfish apo trefish më shumë.

“Monitor” ka krahasuar çmimet e biletave për udhëtim vajtje -ardhje rreth datave 21 dhe 27 maj për të njëjtat destinacione për nisje nga Tirana, Shkupi, Prishtina me linja të njëjta ose të ndryshme. Në përgjithësi Shqipëria ka biletat më të shtrenjta për të gjitha destinacionet, me shumë pak përjashtime. Më i liri është Shkupi, për shkak të fluturimeve të shumta direkte nga kompania low cost hungareze, e cila subvencionohet nga shteti maqedonas.

Destinacioni më i shtrenjtë nga Rinasi është Gjermania, dyfish apo tre. Për në Berlin, çmimet variojnë nga 200-250 euro, me Lufthansa, Adria, Alitalia, ose Austrian (tranzit)  ndërsa nga Shkupi (Wizz Air) dhe Prishtina (Eurowings) biletat janë rreth 75 euro me linja direkte, rreth një e treta sa shpenzon nëse udhëton nga Shqipëria. Frankfurti është më i lirë nga Shkupi, me 70 euro, ndërsa është më i shtrenjtë nga Shqipëria, me gati 300 euro dhe rreth 200 euro nga Prishtina (të dyja me Adrian). Për në  Munih, nga Podgorica, me Wizz Air, një biletë vajtje ardhje për javën e fundit të majit e gjen me 100 euro, ndërsa nga Rinasi me 180-230 euro.

Budapesti më i liri

Me hyrjen e Wizz Air në rajon, Budapesti është bërë destinacioni më i lirë i arritshëm përmes avionit. Nga Kosova, rreth datave 21-26 maj, mund të gjesh një biletë vajtje ardhje me vetëm 25 euro, nga Shqipëria me 65 euro dhe nga Maqedonia me 50 euro. Nga Pordgorica është më i shtrenjtë, me gati 105 euro.

Italia, me më shumë alternative të lira

Rritja e konkurrencës ka sjellë një ulje të fluturimeve nga Shqipëria drejt Italisë. Për destinacionet drejt Italisë, më i liri është Milano me 110 euro (Fly Ernest). Për në Romë, bileta kushton 147 euro me AlItalia dhe Blue Panorama me 130 euro. Megjithatë, nga Shkupi, Roma psh është e arritshme me 86 euro.

Oslo, tre herë më e shtrenjtë se Shkupi

Pas interesit të turistëve norvegjezë për Shqipërinë, për herë të parë nga muaji qershor, do të nisin fluturimet direkte nga Tirana në Oslo me Norwegian Airlines. Biletat variojnë nga 300 euro në qershor, në 350 euro e më shumë në fund të korrikut dhe në gusht. Ndërsa nga Shkupi me Wizz Air, në maj, Oslo është e arritshme me 100 euro dhe në gusht me 240 euro.

Londra, Vjena, Parisi

Në Londër, ndonëse nga Tirana operojnë dy linja direkte (British dhe Wizz Air), bileta më e lirë është 200 euro me Wizz Air, në krahasim me 120 euro nga Maqedonia (po me Wizz Air) dhe 135 euro nga Prishtina. Vjena, me Austrian, mbetet sërish më e shtrenjta nga Tirana, me 250 euro, nga 160 euro nga Shkupi dhe 200 euro nga Prishtina. Për në Paris ka linja direkte nga të tre vendet, po më i liri mbetet sërish Shkupi me 108 euro, nga Prishtina 160 euro (me Germania që ka filluar fluturimet së fundmi) dhe nga Tirana (me Transavia) bileta vajtje ardhje kushton 233 euro, dyfishi i Shkupit./Monitor

Modifikuar më Hënë, 09 Prill 2018 16:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...