Taksa e pronës, bashkitë nuk dinë si do ta mbledhin

Hënë, 09 Prill 2018 09:55

Taksimi i pronës, sipas formulës së re të miratuar nga qeveria, ka filluar zyrtarisht që nga data 1 prill. Por kur gjithçka duhet të ishte e qartë dhe në vendin e vet, sepse janë të paktën katër vite që flitet për Kadastrën Fiskale dhe “reformimin” e taksimit të pronës, ka ende shumë mjegull për atë që do të ndodhë. Qeveria ka miratuar shkallën e taksës, metodologjinë e saj, përjashtimet nga kjo taksë dhe “menaxherin” qendror që do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Taksës dhe Pasurisë. Por çfarë mungon në fakt në këtë“sipërmarrje” të qeverisë?

Mungon, së pari, agjenti tatimor që do të mbledhë këtë taksë. Edhe pse është deklaruar se agjent do të jetë OSHEE, ende nuk është kaluar asnjë hallkë që të sanksionojë këtë pjesë. Së dyti, mbetet e paqartë se çfarë baze të dhënash ka sot Drejtoria e Taksës dhe Pasurisë, funksionimi dhe organizmi i së cilës u rregullua vetëm një javë më parë, me një vendim qeverie. Bashkitë ende nuk kanë informacion për aksesin që do të kenë në këtë regjistër dhe druhen se 2018 do të jetë një vit jo dhe aq produktiv në mbledhjen e taksës, pasi rakordimi i regjistrit qendror me regjistrin e bashkive dhe situatën reale në terren do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.

Kadastra fiskale nuk është një projekt që u shfaq nga mëngjesi në darkë, por një nga ato projekte qëështë lakuar ndoshta sa here është folur për pronësinë dhe të paktën gjatë programit me FMN-në ishte kryefjalë në bisedime. Përtej kësaj, katër vite më pas ky projekt, vlerësuar nga situata aktuale, duket si i nisur kuturu. Presioni i institucioneve financiare ndërkombëtare ka “detyruar” qeverinë të angazhohet për zbatimin, duke mos qenë gati dhe me koston e “korrigjimit” të gabimeve gjatë rrugës.

Qeveria nuk ka ende një agjent tatimor të përcaktuar

Taksa për ndërtesat është një nga ato taksa që grupohen si vendore dhe që shkojnë direkt në buxhetin e bashkive. Tradicionalisht, kjo taksëështë mbledhur në nivele të ulëta, për arsye nga më të ndryshmet dhe ndryshimi thelbësor i formulës, por edhe mënyrës sesi do të mblidhet, synon pikërisht rritjen e të ardhurave. Në vitin 2017 nga kjo taksë u arkëtuan në nivelin 4.9 miliardë lekë dhe sipas Ministrisë për Financat dhe Ekonominë, ndikimi tek të ardhurat buxhetore pritet të jetë me 3 miliardë lekë në potencialin shtesë të saj.

Por ndërsa arkëtimi deri në prill do të bëhet sipas modelit të vjetër dhe pas prillit shtrin efektet formula e re, institucionet kanë rënë në rrjetën e plotësimit të kuadrit, por pa mundur ta përmbyllin atë. Ministri për Financat dhe Ekonominë, Arben Ahmetaj, deklaroi javën e shkuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë se, me shumë gjasa ky agjent do të jetë OSHEE. Por nuk dha ndonjë garanci se ka një marrëveshje të mbyllur me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Në datën 1 Prill, bashkitë do të fillojnë të aplikojnë metodologjinë e re në të gjithë Shqipërinë.

“Ne shumë shpejt, së bashku me SIDA-n, do të vendosim edhe për agjentin. Potencialisht, si agjenti më i mirë fiskal për këtë taksëështë OSHEE sepse, edhe pas rifreskimit që ka bërë së bashku me Ministrinë e Brendshme të adresave, presupozohet të jetë mbajtësi më i mirë i adresave në Republikën e Shqipërisë dhe mund të ketë shumë më shumë lehtësi se agjentët potencialë të tjerë, në faturim”, – do të shprehej Ahmetaj.

Edhe pse nuk ka asnjë nxitim për të përcaktuar një agjent, sepse taksa shtrin efektet nga data 1 prill, por mund të arkëtohet nëçdo moment si një e tërë ose me këste deri më 31 dhjetor 2018, sërish mungesa e organit që do të bëjë mbledhjen e të ardhurave në kushtet kur ka vite që flitet, nuk është diçka që e ndihmon procesin.

Bashkitë: Përcaktimi i agjentit t’u lihet vendorëve si kompetencë

Bashkitë duket se janë konfuze në atë që i pret lidhur me taksën e pronës. Atyre u janë ngarkuar përgjegjësi të shumta dhe kjo me të drejtë, sepse është një taksë që përfitohet drejtpërdrejt prej tyre, por ama duket se ka edhe një ndërhyrje në kompetenca. Sipas ligjit “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, i miratuar një vit më parë dhe i trumbetuar si një sukses i jashtëzakonshëm në funksion të decentralizimit, vetë bashkitë mund të hyjnë në marrëdhënie me agjentë tatimorë për të mbledhur taksat.

Në nenin 12, pika 3, të ligjit “Për financat e vetëqeverisjes vendore” thuhet: “Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të hyjnë në marrëveshje me njëra-tjetrën, apo me agjentë tatimorë për mbledhjen e të ardhurave vendore, me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, sipas një proçedure transparente dhe konkurruese”. Këtë përgjegjësi që ua saktëson ligji apo kompetencë, vetë bashkitë kanë shprehur gatishmërinë për ta plotësuar të vetme. Pra që të negociojnë me agjent tatimor, në mënyrë të pavarur. Shoqata Shqiptare e Bashkive, vetëm pak kohë më parë, i është drejtuar Ministrisë për Financat dhe Ekonomisë, me disa pika lidhur me rezervat e taksës së pronës ku pjesa e agjentit ishte një prej tyre.

Por edhe në rast se kjo mbledhje nuk u lihet bashkive, ata kanë kërkuar që agjenti të bëhej i ditur para datës 1 prill 2018. Ai në fakt u bë publik nga Financat, duke sjellë sërish në vëmendje OSHEE-në, por që këtë të fundit duhet ta miratojë qeveria, me një vendim të veçantë. Fakti që kemi një reformim total të një takse të marrë përsipër nga qeveria, justifikon edhe atributet e marra përsipër nga kjo e fundit për t’ju vendosur vendorëve një“gardian” mbi krye, siçështë Drejtoria e Taksës dhe Pasurisë për të garantuar ecuri pozitive të taksës.

Gjithsesi, nën zë, bashkitë pranojnë se ky është një kthim pas në raport me angazhimin e qeverisë për fuqizim të njësive vendore, pasi ato duhet të asistoheshin me fonde dhe ekspertizë, por duhet të kishin më shumë kompetenca. Sipas tyre, në finale rëndësi ka që të mblidhen më shumë të ardhura dhe nëse kjo arrihet, atëherë misioni është përmbushur por gjasat janë që viti i parë të shërbejë vetëm si një vit prove dhe i shoqëruar me shumë probleme.

Taksë e re mbi regjistër të vjetër, ende pa kadastër përfundimtare

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndërmori dy vite më parë një nismë të njohur si përditësimi i adresave, një bashkëpunim ky me Ministrinë e Brendshme. Edhe pse nën zë u fol se kjo ishte një masë për të mbledhur taksën e pronës, në asnjë moment nuk u pranua direkt si e tillë, OSHEE shtyu përditësimin e të dhënave deri në datë 31 mars 2018 dhe njoftimi për këtëështë bërë rregullisht në faqen zyrtare të kompanisë së shpërndarjes.

Kjo do të thotë që OSHEE ka një adrestar të saktë, por nuk ka një kadastër fiskale ku llogaritet taksa për çdo ndërtesë, në bazë të metodologjisë së përcaktuar me vendim qeverie. Nga ana tjetër, OSHEE është vetëm agjenti që do të marrë të saktë detyrimin që duhet të arkëtohet, por kjo llogaritje do të bëhet nga pushteti vendor. Ky i fundit, nga 1 prilli, duhet të zbatojë taksimin e ri mbi regjistrin ekzistues të tij, sepse është baza e vetme e të dhënave që ka. Të paktën kështu konfirmojnë disa prej bashkive të pyetura nga “Monitor”.

Praktikisht kemi një taksë të re mbi një“kadastër” të vjetër. Kadastra e re është ende në fazë krijimi dhe në krye të saj do të jetë Drejtoria e Taksës dhe Pasurisë, e cila do të asistohet nga një projekt suedez. Këtë e konfirmoi edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, në një dalje para mediave me Drejtoreshën Ekzekutive të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Carin Jämtin. Sipas Ahmetajt, kjo agjenci ka ndihmuar edhe Kosovën për ta ndërtuar dhe për ta zbatuar taksimin përmes një kadastre fiskale. Pikërisht suedezët do të udhëheqin procesin me trajnime në vijim për palën shqiptare. Në harkun e dy viteve pritet që Kadastra Fiskale të jetë e plotësuar.

Kadastra fiskale, një nyje që bashkon disa institucione për saktësinë e të dhënave

Drejtoria e Taksës dhe Pasurisë do të jetë institucioni që do të ketë aksesin ekskluziv në regjistrin e pronës, apo siç njihet ndryshe kadastrën fiskale. Në saktësimin e këtij regjistri do të përfshihen një sërë institucionesh si bashkitë, zyrat e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme apo edhe vetë qytetarët, përmes deklarimeve. Me një vendim të veçantë, qeveria ka qartësuar se çdo bashki do të ketë akses për të korrigjuar të dhënat në sistem, vetëm për njësinë që i takon, kurse në rastet kur kjo nuk është e mundur, ndërhyrjen do ta bëjë Drejtoria e Përgjithshme e Taksës dhe Pasurisë.

Konkretisht, sipas draftit ende jozyrtar për agjentin tatimor, Ministria për Financat dhe Ekonominë saktëson zinxhirin e institucioneve nga ku mund të merret informacion për të krijuar kadastrën. “Fillimisht, baza kryesore mbi të cilën do të llogaritet taksa e pronës do të jetë sistemi i të dhënave që po grumbullohet nga OSHEE, ku në formularin e deklarimit të të dhënave, banorëve u kërkohet të vendosin dhe sipërfaqen e banesës, me vetëdeklarim. OSHEE është ende në proces të mbledhjes së të dhënave, pasi afati i deklarimeve u shty deri në fund të muajit mars. Në këtë bazë të dhënash po evidentohen të gjithë abonentët që kanë ndërtesë.

Krahas OSHEE-së, burimet e informacionit për taksën mbi ndërtesat janë edhe të dhënat e disponuara nga ZVRPP-të për vlerësimin dhe rivlerësimin e ndërtesave; çmimet minimale fiskale të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave për Entin Kombëtar të Banesave; Të dhënat e zyrave të urbanistikës për lejet e dhëna të ndërtimit; Të dhënat e Zyrës së Noterisë për transaksionet e shitje-blerjeve të ndërtesave; Të dhënat e ALUIZNI-t për ndërtesat në proces legalizimi; Të dhënat nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile; Të dhënat nga OSHEE, UK dhe institucione të tjera, që kanë informacion.

Të dhënat e pronës, sipërfaqja, së bashku me vlerën e saj, si dhe shuma vjetore e taksës së llogaritur në përputhje me metodologjinë e vlerësimit të pasurisë së paluajtshme ndërtesës, hidhen nga çdo njësi vendore në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurisë së Paluajtshme, i cili administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë. Baza e të dhënave të këtij regjistri shërben si bazë e të dhënave të Kadastrës Fiskale në rang kombëtar”, – thuhet në draftin që qeveria pritet ta miratojë në vijim.

Çfarë ndodh kur ka gabim në përllogaritje, ose ndryshon veprimtaria

Aktet nënligjore po marrin parasysh zgjidhjen edhe për raste specifike në lidhje me taksën e pronës, siç mund të jetë kur ndërtesës i ndryshohet qëllimi i përdorimit, apo kur renditet tek lista e përjashtimeve.

Konkretisht, sipas diskutimit të drafteve aktuale, po mendohet se në rast se ka një gabim në përllogaritje, që ngihet si problematikë nga taksapaguesi, njësia vendore korrigjon të dhënat në Regjistër dhe kjo më pas reflektohet edhe te shuma që duhet paguar. Nëse për vitin respektiv ka diferenca në plus ose në minus, atëherë ato reflektohen në periudhat pasardhëse për t’u paguar nga taksapaguesi.

Në rastet kur prona që duhet të taksohet hyn në grupin e atyre që përjashtohet nga detyrimi, pagesa bëhet deri në momentin qëështë marrë ky vendim, e njëjta gjë vlen edhe për rastet kur prona nga e përjashtuar hyn në regjistër, si pronë që duhet taksuar.

Kur për një pronë ndryshon, veprimtaria, për shembull, nga banesë kalon në përdorim zyre, diferenca e taksës reflektohet në momentin që bëhet ndryshimi në regjistrin e pronës. Pas kësaj bëhet një rillogaritje e vlerës së kësteve.

Në qoftë se për shkak të ndryshimit të pronësisë, ndërtesa bëhet nga objekt i përjashtuar nga taksa në objekt për të cilin aplikohet taksa, ajo do të llogaritet dhe do të paguhet nga çasti i ndryshimit të pronësisë apo destinacionit të përdorimit/shfrytëzimit të ndërtesës. E njëjta procedurë do të zbatohet kur ndodh e kundërta.

Shkalla e taksës, sipas qëllimit që përdoret

Shkalla e taksës mbi ndërtesat varion në përqindje sipas veprimtarisë për të cilën shfrytëzohet kjo e fundit, ku 0,05% aplikohet për ndërtesën që përdoret/shfrytëzohet për banim dhe 0,2% për ndërtesën që përdoret/shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.

Në ndryshimet ligjore u përcaktua se taksë për ndërtesën do të paguajnë edhe ndërtuesit, të cilët nuk kanë përfunduar në kohë aktivitetin për të cilin kanë marrë leje. Kjo taksë është sa 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Përjashtimi nga taksa e ndërtesës

Sipas ligjit janë të paktën dhjetë kategori ndërtesash që përjashtohen nga taksa ku mes të tjerave:

1) pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse;

2) pasuritë në pronësi të shtetit, të kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nën administrimin e shoqërive publike shtetërore;

3) ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;

4) banesat sociale në pronësi të bashkive;

5) pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale;

6) ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;

7) strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;

8) ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët;

9) ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

10) ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore.”

Taksimi për garazhet apo depot, shtatë kategoritë që diferencon metodologjia

Metodologjia e miratuar nga qeveria për taksimin e ndërtesave specifikonte në mënyrë të detajuar mënyrën sesi do të caktohet vlera që do të paguhet rast pas rasti kur ndërtesa nuk shfrytëzohet për banim. Konkretisht janë shtatë kategori që mund të diferencohen në mënyrën e llogaritjes së taksës dhe kjo lidhet nga ndërtesat tregtare me veprimtari të përzier, tek garazhet apo depo e magazinë. Në disa raste, shkalla që aplikohet rritet me më shumë se një herë sesa për ndërtesat me funksion banimi dhe në të tjera, ajo aplikohet në nivelin 70% ose më pak.

a)Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari tregtimi dhe shërbimi është 1.5 (një pikë pesë) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë kategori do të përfshihen edhe ndërtesa tregtare, ku njëkohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhim, tregtim ose/edhe shërbime me pakicë.

Në zonat që përfshihen në Bashkinë e Tiranë, ky koeficient është 2 (dy) herë më i lartë.

  1. b) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.
  1. c) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të hapur është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.

ç) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale, si: prodhim, përpunim ose magazinim të mallrave industriale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera të ngjashme, është 50 (pesëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.

  1. d) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdoren për bujqësi dhe blegtori apo veprimtari mbështetëse, si grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bujqësore dhe blegtorale është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor.
  1. dh) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë e Tiranës, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt.
  1. e) Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë./monitor/

nim të mallrave industriale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe

objektet e tjera të ngjashme, është 50 (pesëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.

  1. d) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdoren për bujqësi dhe blegtori apo veprimtari mbështetëse, si grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bujqësore dhe blegtorale është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor.
  1. dh) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë e Tiranës, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt.
  2. e) Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë. /monitor/
Modifikuar më Hënë, 09 Prill 2018 10:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...