Tre bashki paditen në prokurori

Hënë, 24 February 2020 12:40

Kontrolli i Lartë i shtetit ka denoncuar shkeljet e tre bashkive të rilindjes në Prokurori.

“Gjatë auditimit për të tri baskitë u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, veprime me efekte negative në administrimin dhe menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3-E) për vlerën prej 271,798,000 lekë dhe dëm ekonomik në vlerën prej 2.7 milion lekë, shkaktuar si diferencë e ofertës më të ulët të skualifikuar dhe ofertës ekonomike të shpallur fituese”, thuhet ne njoftimin e KLSH.

Ja njoftimi i plotë:

KLSH DËRGON PËR VLERËSIM DHE INDICIE NË PROKURORI  BASHKITË DROPULL, PUKË DHE MAT

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programeve respektive të auditimit nr. 368/1, datë 28.05.2019, nr. 1432/1, datë 29.12.2018 dhenr. 1434/1, datë 29.12.2018, ka përfunduar auditimet në Bashkitë Dropull, Pukë dheMatpër periudhën 01.01.2017 deri më 31.12.2018, me objekt: 01.01.2017-31.12.2017 (auditim financiar) dhe për periudhën 01.01.2017-31.12.2018 (auditim përputhshmërie për prokurimet dhe të ardhurat).

Me Vendimet respektivenr. 84, datë 25.09.2019,nr. 49, datë 19.08.2019 dhe nr. 53, datë 22.08.2019, të Kryetarit të KLSH-së, janë miratuar Raportet Përfundimtaretë Auditimit dhe me shkresatnr. 368/7, datë 28.09.2019,nr.1432/8, datë 19.08.2019 dhe nr. 1434/6, datë 22.08.2019, me qëllim përmirësimin e gjendjesu janë rekomanduar BashkiveDropull, Pukë dhe Mat,masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 17.5 milion lekë dhe mungesë të ardhurash për vlerën prej 45 milion lekë.

Gjatë auditimit për tëtri bashkitëu konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, veprime me efekte negative në administrimin dhe menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3-E) për vlerën prej 271,798,000 lekëdhe dëm ekonomik në vlerën prej 2.7 milion lekë, shkaktuar si diferencë e ofertës më të ulët të skualifikuar dhe ofertës ekonomike të shpallur fituese.

I.Bashkia Dropull është dërguar për vlerësim në organin e Prokurisë, për sa i përket zhvillimit të procedurës të prokurimit ku është konstatuar se:

Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Ndërtim i rrjetit rrugor “Unaza e Pogonit”, Faza e Parë”, viti 2017, me vlerë të prokuruar prej 116,666,666 lekë pa tvsh, procedurë për të cilën është shpallur fitues BOE me ofertën më të disfavorshme ekonomike, për vlerën prej 114,343,197 lekë, ose më pak se fondi limit në shumën prej 2,323,469 lekë, procedurë e pezulluar më parë nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), pasi:

Njësia e Prokurimit, me shtyrjen e afatit kohor 1 (një) ditor ka qenë jashtë përcaktimeve të afateve kohore procedurale për paraqitjen dhe ngarkimin në SEP të ofertave dhe dokumenteve të kërkuara nga DST, duke kushtëzuar numrin e Operatorëve Ekonomik pjesëmarrës në këtë procedurë (vetëm 2); mos u dhënë mundësi atyre për të marrë pjesë në prokurim; ulur konkurrencën, dhe për rrjedhojë përjashtuar mundësinë e marrjes të ofertave ekonomike më të favorshme.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe Titullarit të Autoritetit Kontraktor, me heqjen e pezullimit të procedurës nga KPP e daton 1 (një) ditë më para se data e zhvillimit të prokurimit, ka rezutuar se ka realizuar procedurën për vetëm një ditë pas zhbllokimit nga KPP, duke u mundësuar OE të interesuar pjesëmarrjen në prokurim.

II.Bashkia Pukë, për sa i përket zhvillimit të 4 procedurave të prokurimit kuështë konstatuar se:

Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rruga auto Lumzi, Njësia Administrative Lumzi”, me fond limit 34,594,481 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 9 (nëntë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (7 të skualifikuar dhe 2 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 33,503,495 lekë.

2.    Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rehabilitimi i shëtitores Gjegjan”, me fond limit 15,000,000 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 9 (nëntë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (6 të skualifikuar dhe 3 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 12,460,515 lekë.

3.    Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rikonstruksion i shkollës së mesme “Sabah Sinani”, me fond limit 26,923,616 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 5 (pestë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (4 të skualifikuar dhe 1 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 22,967,096 lekë.

4.    Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rehabilitim i Rrjetit Ujitës te Ujëmbledhësit Kukaj, Dega Luf” Pukë”, me fond limit 25,828,429lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 12 (dymbëdhjetë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (11 të skualifikuar dhe 1 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 25,333,350 lekë.

II.Bashkia Mat, për sa i përket zhvillimit të procedurëssë prokurimit ku është konstatuar se:

1. Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt:“Rikonstruksion i kanalit vaditës fshati Derjan, (i pjesshëm) Burrel”, me fond limit 16,666,666 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO), ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, duke skualifikuar pa të dretjë OE me ofertë më të favorshme ekonomike dhe pa asnjë mangësi në dokumentacion dhe kualifikuar dhe shpallur fitues BEO me ofertën më të lartë ekonomike dhe me mangësi të njëjta apo të ngjashme me  OE e të tjerë të skualifikuar për mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

Kualifikimi dhe shpallja padrejtësisht fitues BOE me vlerë më të lartë dhe skualifikimi i padretjë i OE me ofertë më të favorshme ekonomike dhe pa mangësi në dokumentacion ka sjell për pasojë keqpërdorim të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 2,743,534lekë,(llogaritur si diferencë ndërmjet ofertës fituese dhe asaj të s’kualifikuar).

2. Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rikonstruksion i kanalit vaditës fshati Derjan, (i pjesshëm) Burrel”, me fond limit 16,666,666 lekë, shpallur fitues OE me ofertën më të disfavorshme ekonomike për vlerën prej 16,458,763 lekë, me diferencë nga fondi limit prej 207,903 lekë, nga ku ka rezultuar se një OE pjesëmarrës ndodhet në kushtet e keqinformimit për qëllime kualifikimi pasi ka ngarkuar në Sistemin Elektronik të Prokurimit (SEP) dokumente të rreme apo pa vërteta.

Vendimet e marra nga Njësia e Prokurimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe Titullari i Autoritetit Kontraktor,për shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë me mangësi në dokumentacionin e paraqitur, jo sipas kërkesave të DST-ve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor dhe Njësia e Hartimit të Dokumenteve të Tenderit, duke mos anuluar procedurat, apo mos shpallur fitues OE me ofertë më të favorshme ekonomike, si dhe në një rast duke mos shpallur fitues ofertën ekonomike të vlefshme, kanë sjell impakt negativ në buxhtet respektive, trajtim diskriminues dhe të pabarabartë të ofertuesve, sidhe dokumentacioni i ngarkuar në sistem nga Operatori Ekonomik për procedurën e prokurimit të realizuar nga Bashkia Mat, janë veprime në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.

Për këto shkelje, KLSH me shkresën nr. 368/8 datë 02.10.2019, ka dërguar për vlerësim dhe analizë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Njësinë e Prokurimit, Komisionin e Vlerësimit të Ofertave dhe Titullarin e Autoritetit Kontraktor, të Bashkisë Dropull dhe me shkresat respektive,nr. 1432/10 datë 19.08.2019 dhe nr. 1434/10, datë 22.09.2019,pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe Mat,Indicie penalendaj punonjësve të ngarkuar me realizimin e procedurave të prokurimit të Bashkive, sidhe 1 (një) Eperatori Ekonomik.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës u ka rekomanduar BashkiveDropull,Pukë dhe Mat masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën afro 45 milion lekë.

Shënim: Në ëeb-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr. 84, datë 25.09.2019,i Kryetarit të KLSH-së për auditimin e ushtruar në Bashkinë Dropull, Vendiminr. 49, datë 19.08.2019,i Kryetarit të KLSH-së për auditimin e ushtruar në Bashkinë Pukëdhe Vendimi nr. 53, datë 22.08.2019,i Kryetarit të KLSH-së për auditimin e ushtruar në Bashkinë Mat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...