Kurti ja thotë në sy Brnabiçit: I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën

Hënë, 24 February 2020 12:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar kryeministres serbe Ana Brnabiç që Serbia të njohë Kosovën.

Zv.presidenti i BERZH, Jurgen Rigterink ka zbuluar detaje nga diskutimit të cilin e konsideron magjepsës. Rigrterink në një status në FB thotë se Kurti i kërkon Serbisë reciprocitet dhe njohje të vendit.

Po ashtu mësohet që Ana Brnabiç të ketë thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon.

STATUSI I JURGEN RIGTERINK

Diskutim magjepsës gjatë Samitit të BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor.
Samiti i Investimeve # WesterBalkans: Kryeministrja serbe Ana Brnabiç  argumenton se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pajtohet dhe kërkon reciprocitet / njohje të vendit!

  • foto galeri
Login to post comments