Konispol/ Sekuestrohet transportimi kontrabandë i mishit, pamje shqetësuese (video)

E Enjte, 31 May 2018 19:23

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të një operacioni që po vazhdon ka konstatuar një shtetas që po transportonte një kafshë gjedh, lopë e therur në kushte shumë të papërshtashme higjieno-sanitare dhe në mënyrë të paligjshme pra në mungesë të certifikatës veterinarë.

Nga të dhënat dyshohet që kafsha vinte nga Greqia kontrabandë përmes kufirit të Gjelbër.

Automjeti që transportonte mishin është në pronësi të shtetasit Thanas Ciko, i cili u ndalua pranë kufirit më shtetin grek në Sherret të Bashkisë Konispol.

Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Vlorë kanë konstatuar se kafsha gjedh transportohej në mungesë të dokumentacionit përkatës dhe në kushte të rënda higjienike.

Për këto shkelje në bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur me masën administrative me gjobë në vlerën e 200 mijë lekëve.

Po ashtu është marrë masa e sekuestrimit të menjëhershëm të produktit dhe mjetit transportues.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produktit mish, duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare dhe që plotësojnë standardet që parashikon legjislacioni në fuqi.

Video

Login to post comments