Një banor nga qyteti i Librazhdit ka denoncuar faktin se qeveria e PS-së jo vetëm që nuk i ka bërë të mundur dërgimin e ujit, por edhe në ato zona ku janë filluar punimet pusetat janë lënë të hapura.
Përmes një statusi në “facebook” faqa Librazhdi news ka bërë publike denoncimin e qytetarit i cili ka kërkuar që të mbetet anonim pasi frikësohet së çfarë mund të ndodh nëse emri i tij bëhet publik.
Gjithashtu një fakt i cili është shumë i dukshëm edhe pse nuk përmendet në denoncimin e qytetarit, është se këto puseta kaq të mëdha janë shumë të rrezikshme për fëmijët e vegjël të cilët mund të rrëzohen dhe rrezikojnë jetën.
Por edhe për të rriturit të cilët natën në mungesë të ndriçimit mund të pësonin dëmtime nga më të rëndat.
Denoncimi:
“Pershendetje Librazhdi News. Mire qe ujin s’po e sjellin, por dhe pusetat i kane lene te gjitha hapur. Postojeni anonim ju lutem”/55news.al