Bledar Kastrioti, banues në Maliq, i cili një ditë më parë hodhi në humnerë kamionin e punës në Moglicë, në shenjë hakmarrjeje, pasi ka marrë njoftimin që është larguar nga puna. është arrestuar ditën e sotme.
“Pasi ka marrë njoftimin për largimin nga puna prej kompanisë ndërtuese të HEC-it Moglicë, ku punonte si shofer kamioni, ka marrë mjetin tip kamion dhe në aksin rrugor Opar-Moglicë, e ka hedhur këtë të fundit nga një lartësi prej 100 m duke e dëmtuar plotësisht dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.’’, shkruan në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 277, 273 e 150 të Kodit Penal".