Raporti: Milionat që humbi Shqipëria nga turizmi i munguar...

E Enjte, 31 May 2018 22:02

Vetëm gjatë muajit Gusht të vitit të shkuar, sipas INSTAT, u shënuan rreth 700.000 dalje të shtetasve shqiptarë jashtë vendit për “qëllime personale”, ku zërin kryesor e zënë pushimet. Në raportin “Turizmi në Shifra, 2013-2017”, një publikim i INSTAT në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, thuhet se shpenzimet e shtetasve rezidentë në Shqipëri gjatë kohës që kanë qëndruar jashtë vendit vitin 2017 kanë kapur shifrën e 129.526 milionë lekëve.

Para që shqiptarët preferojnë ti shpenzojnë duke pushuar jashtë vendit, se sa në Shqipëri.

Image

Udhëtimet jashtë

“Në periudhën 2013-2017, daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit ka qenë 22,6 milionë persona, me tendencë rritje mesatarisht prej 7,2 %.  Në vitin 2017, daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur me 6,9 %, krahasuar me vitin 2016. Shqiptarët udhëtojnë më shumë për pushime verore. Daljet e rezidentëve shqiptarë jashtë vendit kulmojnë në muajin gusht, referuar të dhënave të vitit 2017”, thuhet në raport.

Image

Shpenzimet

Sipas raportit, shpenzimet e shtetasve shqiptarë (rezidentë) jashtë vendit kanë qenë 854.547 milionë lekë (2013-2017), duke u rritur mesatarisht me 2,2 %.

Në vitin 2017, shpenzimet e shtetasve shqiptarë (rezidentë) jashtë vendit janë rritur me 8,1 %, krahasuar me vitin 2016.

Shpenzimet e rezidentëve për udhëtime personale zënë pjesën më të madhe, mesatarisht 75,9 %, dhe shpenzimet për udhëtime biznesi dhe profesionale 24,1 % të shpenzimeve gjithsej.

Shtetasit rezidentë shqiptarë, referuar të dhënave të vitit 2017, kanë kaluar mesatarisht 7,8 net qëndrimi jashtë vendit, duke shpenzuar mesatarisht 56 Euro në ditë. Daljet e shtetasve shqiptarë (rezidentë) jashtë vendit për vitin 2017, kanë qenë kryesisht për qëllim pushimesh (rreth 55 % të daljeve) dhe vizita te miqtë e të afërmit (rreth 31 % të daljeve).

Gjatë vitit të kaluar, Greqia ishte shteti ku udhëtuan më shumë shqiptarë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...