Shqipëri, femrat të diskriminuara, paguhen më pak se meshkujt

Premte, 01 June 2018 08:02

Nuk ka rëndësi sa e aftë mund të jesh, apo sa shkolla ke mbaruar. Nëse je femër në Shqipëri je e destinuar që të paguhesh më pak sesa meshkujt, në pothuajse të gjithë sektorët dhe të gjitha profesionet.

Sipas të dhënave të INSTAT, të përditësuara për vitin 2017, hendeku gjinor në Shqipëri është mesatarisht 10.5%, që nënkupton që femrat përgjithësisht paguhen 10.5% më pak sesa meshkujt.

Sektori ku ekziston diskriminimi më i madh është ai i sektori financiar dhe bankar, që është edhe më i paguari në Shqipëri.

Meshkujt në banka e sigurime të cilët në fakt mbizotërojnë në postet drejtuese, paguhen mesatarisht 116 mijë lekë në muaj, ndërsa femrat 95 mijë lekë, ose 20.6 mijë lekë më pak.

Një tjetër diferencë e lartë është në aktivitetin “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi”, ku meshkujt paguhen me 49,301 lekë dhe femrat me 31,916 lekë, (me një diferencë rreth 17 mijë lekë), por ky është një sektor me punë të rëndë dhe i profilizuar kryesisht për meshkuj.

Edhe në aktivitetin e informacionit dhe komunikacionit burrat bëjnë “ligjin”, teksa paguhen mesatarisht me 78 mijë lekë, ose gati 15% më shumë sesa gratë.

Punonjëset femra i diskriminon dhe administrata publike, me një hendek gjinor prej 13.6%. Gratë në shtet marrin rreth 55 mijë lekë në muaj dhe burrat 64 mijë lekë.

I vetmi sektor ku femrat shkëlqejnë është ai i “Arte, argëtim dhe çlodhje”, ku femrat paguhen 4,400 lekë më shumë sesa meshkujt.

Ndërsa nuk ka ndonjë diferencë të madhe në pozicionet drejtuese dhe drejtorët ekzekutivë, ku si burrat ashtu dhe gratë paguhen me rreth 95 mijë lekë në muaj.

Nuk ka diferencë në pagesë as në profesionin e forcave të armatosura, po ashtu dhe tek nëpunësit.

Mesatarisht, paga mesatare për femrat në vitin 2017 ishte 46 mijë lekë, me një rritje prej 3.7% në krahasim me vitin e mëparshëm. Shtesën më të madhe në pagë e kanë përfituar femrat në administratën publike me 7%. Rënie page kishte vetëm në aktivitetin e informacionit dhe komunikacionit, por kjo është në linjë me tendencën e këtij sektori, pas daljes nga tregu të operatorit të katërt.

Hendeku gjinor (Diferenca e pagesave mes meshkujve dhe femrave) është një dukuri globale edhe në vendet e zhvilluara, ku në Gjermani psh, meshkujt paguhen 17% më shumë sesa femrat, në Francë 14% më shumë. Diferenca është më e ulët në Itali, me 5.5%.

Sipas raportit të Hendekut Gjinor 2017, të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, që mat nj sërë treguesisht si pjesëmarrjen në forcën e punës, shpërndarjet e të ardhurave, arsimin, aksesin në shërbime shëndetësore, pjesëmarrjen në politikë, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 38 nga 144 shtete dhe e para në rajon. Pikët më të larta vendi i merr nga fuqizimi politik i gruas, që i ka mundësuar ngjitjen në renditje dhe më dobët është në treguesin e shëndetit dhe mbijetesës. /Monitor/

Modifikuar më Premte, 01 June 2018 09:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...