Koleksioni i veçantë për Skënderbeun

Hënë, 04 June 2018 11:32

Bashkësia Shqiptare me seli ne Düsseldorf të Gjermanisë, mbrëmë, me një program kulturor shënoi 550-vjetorin e vdekjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Nga i gjithë programi, për të cilin duhet përgëzuar organizatorin, ishte një pikë e veçantë, madje shumë e rrallë në këso rastesh, hapja e ekspozitës së librave të vjetër nga autorë shqiptarë e evropianë, që nga viti 1596. Ishte ky koleksioni i i londinezës së kujdesshme dhe të pasionuar pas figurës së Skënderbeut, Zonjës Patricia Nugge, e cila edhe pse e moshuar, kishte ardhur pa përtesë nga Londra në Düsseldorf, bashkë me një pjesë të librave treqindvjeçarë. E lodhur nga udhëtimi dhe nga mosha, me shkopin e saj dhe me ndihmën e zonjës së ambasadorit shqiptar në Danimarke K.Robo, z. Patricia Nugee, u ngjit në skenën e sallës ku po mbahej manifestimi, duke reflektuar nga sytë e saj pasionin e madh për figurën e Skënderbeut. Duke iu drejtuar publikut shqiptar dhe gjerman, z. Nuge, ndër te tjera tha se nuk dua të flas këtu për jetën dhe bëmat e Skënderbeut, pasi unë nuk jam një historiane, por thjesht një koleksioniste, e pasionuar për librat që kanë shkruar autorë të vjetër shqiptarë, italianë, spanjollë, poertugezë, gjermanë, anglezë, francezë etj, qofshin ata historianë, shkrimtarë, filozofë apo publicistë të kohës, të cilët i ka tërhequr figura dhe epoka e tij. Emrin e Skënderbeut e gjeta derisa isha duke punuar në një librari antike në Londër, kur një lexues kërkoi një libër për të. As që kisha dëgjuar për Skënderbeun. Kërkova ndihmën e bossit im, Mr.Trifo Max, i cili u angazhua të më gjente librin e parë për Skënderbeun dhe kështu filloi njohja ime me këtë figurë, për të cilën hulumtova në vazhdimësi të gjej libra që janë shkruar për jetën e tij. Në antikuariate nëpër botë, ka tridhjetë vjet që unë kam blerë libra të vjetër, të lirë, të shtrenjtë dhe shumë të shtrenjtë për Skënderbeun. Tash në koleksionin tim i kam 37 libra të vjetër për Skënderbeun. Gjithashtu edhe mbretëresha e Anglisë, Elisabetha I është lutur për Skënderbeun, për këtë figurë që sfidoi një perandori. Në fund të fjalës së saj të shkurtër, z. Patricia Nugee, e përcjellë nga duartrokitjet e të pranishmëve në shenj falënderimi për punën e saj të madhe për Skënderbeun, ftoi ata që ta shikojnë koleksionin, duke sugjeruar që është shumë atraktiv.

Në një kafaz qelqi, libra të vegjël e voluminozë, të ardhur nga një lashtësi, ku shkrimi ishte vështirë të ruhej, mahniti vizitorët, të cilët mezi prisnin t'i afroheshin atij koleksioni, asaj pasurie të rrallë historike për kryeheroin kombëtar shqiptar, Skënderbeun. Derisa vizitorët kuriozë i ishin qasur koleksionit, u ndalëm pak për të biseduar me z. Nugee, e cila na tha se këtu ka libra që janë shkruar përpara vitit 1800. Këtu kam sjellë një pjesë të koleksionit tim. Janë libra të shkruar në gjuhë të ndryshme për Skënderbeun dhe nga autorë të ndryshëm. Secili prej autorëve jep dimensionet e tij të mëdha dhe përcjell historinë e luftës së tij. Emrat e autorëve që unë sjell janë Marin Barleti, që ka edhe veprën më të vjetër, 1510ë Frang Bardhin origjinal me “Fjalorin” e vitit 1635, Jean Nicolas Duponcet “Historia e Skënderbeut, mbret i Shqipërisë” 1709ë Giovanni Maria Biemi me “Historia e Gjergj Kastriotit, i quajtur Skënderbe” 1742ë “Ritrati et logi di capitani illustri”, Giulio Rosio 1646ë “Scanderbeg: or love and liberty” i Thomas Ëhincap 1747ë Jean de Bussieres me “Scanderbeg, poem” 1656-1658ë një vepër nga Andrea Gambini 1652. Duhet shtuar me këtë rast se koleksionistja londineze e librave antikë për Skënderbeun, gjatë ekspozitave të mëparshme e edhe këtë të mbrëmshmen, nuk ka kërkuar asnjë cent kompensim, ose ndonjë shpërblim tjetër, pos mirënjohjes së shqiptarëve, e cila ka qenë dhe është gjithnjë për këtë vepër të saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...