Festivali i shahut është një aktivitet i cili për herë të parë u organizua nga Bashkia Shkodër. Ky aktivitet u zhvillua në tre raunde. Në raundin e parë morën pjesë nxënës të shkollave 9 vjeçare të Bashkisë Shkodër, ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim mes QKF dhe DAR. Në raundin e dytë morën pjesë më të mirët e raundit të parë me përfaqësues të gjimnazeve, ky aktivitet u zhvillua në Bibliotekën “Marin Barleti”, në bashkëpunim me DAR.Në raundin e tretë morën pjesë më të mirët e raundit të parë, ish-shahista dhe qytetarë të cilët iu përgjigjen ftesës për të marrë pjesë në Festivalin e Shahut. Ky Festival filloi me datë 26 maj dhe deri sot u zhvillua cdo ditë në ambjentet e Bashkisë Shkodër. Morën pjesë rreth 30 shahista. Ditën e djeshme u zhvillua edhe finalja e cila nxori fitues të vendit të parë: Erjon Vogli, KAMPIONI I QYTETIT. Ndërsa sot u zhvilluan ndeshje blic, të cilat zgjasin vetëm disa minuta duke krijuar një garë të hapur dhe të ëndshme mes shahistëve.
Një aktivitet i tillë i cili zhvillohet konform me Federatën Botërore të Shahut, u organizua për herë të parë në qytetin e Shkodrës.