Projekti për vijën liqenore/ Ademi, Ramës: Është inicuar dhe ideuar nga Bashkia Shkodër

E mërkurë, 13 May 2020 16:00

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me projektin për vijën liqenore të Liqenit të Shkodrës.

Rama tha se Bashkia e qytetit verior ka lënë në harresë projektin për liqenin, ndërsa Ademi shprehet se projekti për vijën liqenore është ideuar nga Bashkia Shkodër.

Reagimi i kryetares të Bashkisë së Shkodrës:

Projekti madhor i zhvillimit të turizmit “Rikualifikim urban i bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës”, është inicuar dhe ideuar nga Bashkia e Shkodrës.

Në dhjetor të vitit 2015 drejtuesit dhe specialistët e Bashkisë Shkodër, përkthyen ëndrrën e shkodranëve, të shprehur në diskutimet publike të fushatës vendore të vitit 2015, në termat teknik të referencës, duke nisur kështu bashkëfinancimin për realizimin e projektit teknik.

Duke u përballur me lënien në harresë të Shkodrës nga ana e qeverisë, Bashkia Shkodër dhe unë si kryetare, I jemi drejtuar dhe kemi lobuar fort pranë Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Bankës Europiane për Zhvillim, për të financuar për turizmin në Shkdoër, si një model për zhvillimin ekonomik lokal.

Prej një viti ju dhe qeveria juaj, bllokoni 23.3 milion euro investime për turizmin në Shkodër, financime të siguruara nga bashkëpunimi dhe lobimi pranë BE dhe BERZH, projekte tashmë të maturuara dhe të gatshme për zbatim:

Rehabilitim i bregut të Liqenit të Shkodrës me vlerë 1 300 000 euro;

Ndërhyrje rehabilituese turistike në kodrat përreth Shirokës, me vlerë 800 000 euro;

Rikonstruksion i rrugës Shirokë- Zogaj-kufiri i Malit të Zi, me vlerë 3 500 000 euro;

Ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime Shirok-Zogaj, me vlerë 2 000 000 euro;

Ndërtimi Muzeut të Liqenit të Shkodrës dhe Info-Point, me vlerë 2 100 000 Euro;

Përmirësimi i peisazhit dhe lidhjes ndërmjet qytetit dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës (hyrja në Shirokë nga Ura e Bunës), me vlerë 2 000 000 euro;

Ndërhyrje rehabilituese urbane në qendrën Zogaj, me vlerë 1 000 000 euro;

Rikonstruksioni i Muzeut të Arteve të Bukura, me vlerë 1 100 000 euro;

Restaurimi dhe konservimi i Kalasë “Rozafa”, me vlerë 2 500 000 euro;

Ndërhyrje rehabilituese turistike në bregdetin verior Shëngjin – Velipojë, me vlerë 7 000 000 euro;

Në transperencë dhe në emër të interesit publik të qytetarëve të Shkodrës, ju kërkoj të mos bëni retorikë politikë. Kjo nuk i vlen askujt. Vijoni urgjent me procedurat dhe i hapni rrugën këtyre investimeve. Këto para i kemi siguruar tashmë nga BE dhe BERZH dhe ju kurrsesi nuk duhet të vononi procesin e zbatimit.

Kjo është e vërteta! Të tjerat janë, as më shumë e as më pak, veçse propagandë, tashmë kur “armiku i padukshëm” ua hoqi këtë mundësi!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...