Ditët e fundit kryeqyteti është mbushur me piktura murale dhe fasada të ngjryrosura nga artistë nga thuajse 12 vende të botës, ndërsa ajo më e veçanta është vepra e Camilo Nuñez.
Artisti nga Uruguai në një nga pallatet e kryeqytetit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të falenderuar nënën e tij për gjithçka që ajo ka bërë deri më sot, ndërsa portreti i saj me një qëndrim stoik do të zbukurojë tashmë kryeqytetin.
Në një dedikim të gjatë, piktori nga Amerika Latine ka thënë se falë saj familja e tij sot është e bashkuar dhe e lidhur, ndërsa ka shtuar se pas çdo të mire apo të keqeje ajo është përsëri aty.
POSTIMI I PLOTË:
Nëna
Besoj se nënat janë ato që krijuan, lidhin dhe ruajnë lidhjet familjare, është një cilësi që ndodhet brenda tyre dhe ka ekzistuar për shumë shekuj, diçka aq e vjetër sa edhe marrëdhëniet midis njerëzve, kjo cilësi femërore është tranferuar nga brezi në brez.
Këto lidhje ashtu si çdo marrëdhënie tjetër, kanë të mirat dhe të këqijat e saj, gëzimet dhe brengat e tyre, pikat e tyre të zjarrta dhe pikat e tyre të ulëta, por nënat janë gjithmonë aty, çdo lidhje, çdo nyje që gjenerohet gjatë jetës familjare është një angazhim.
Në këtë murale kam portretizuar nënën time, ajo si shumë nëna të tjera, është punëtore, e duruar, tokësore dhe e qëndrueshme, ajo është personi që bashkon familjen tonë, ajo që lidh çdo nyjë të rrethit tonë familjar.
Bërja e nyjeve dhe lidhjeve është një traditë shumë e vjetër, mund të përdoret për të kujtuar aktivitetet që ne duhet të bëjmë, gjithashtu mund të përdoret për të krijuar magji, nyja është lidhja mes mendimeve tona, botës fizike dhe shpirtërore.