Afera e Teatrit Kombëtar, një histori e ndyrë korrupsioni e vjedhjeje

Saturday, 14 July 2018 10:43

Nga Flori Slatina

5 muaj më parë gazeta "55" hapej me aferën korruptive të kullës me 43 kate që do ndërtohej në vend të Teatrit Kombëtar. Nga ana tjetër ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe drejtori Hervin Çuli përpiqeshin t'u mbushnin mendjen artistëve se Turbina ishte skena më "moderne" dhe vendi ideal për të bërë teatër. Por koha nxori në shesh të vërtetën. Teatri luhej pas shpinës së aktorëve dhe regjisor ishte vetë kryeministri Rama. Shfaqja është aq e gjatë me shumë seri sa do ta kishin zili edhe telenovelat turke. Dramaciteti dhe ankthi, ata që "luanin" me tekst e pa tekst, komedia dhe tragjikomedia i linin vend njëra tjetrës. Heronjtë ngjiteshin e "vdisnin" po aq mjeshtërisht sa edhe arti i tyre.

Protagonistët e protestës e morën këtë "shfaqje" si një shfaqje të radhës dhe në fund, pasi arritën kulmin e tyre duke bërë heroin, iu rikthyen jetës së përditshme, natyrisht duke ia rritur çmimin vetes, pasi ustai i vlerësoi aq shumë saqë nuk ishin vlerësuar kurrë më parë. Financiarisht, kuptohet! 

Beteja e gjatë 5 mujore ka heronj të tjerë mbi të cilën hidhet baltë, sajohet histori korruptive (në këtë vend nuk ka njeri që të mos ketë, të paktën një histori të tillë në jetë), kundërshtohen, fyhen, por ata rezistojnë... rezistojnë (ishalla jo për të rritur edhe ata çmimin e tyre).

***

Dy vjet më parë, kur Shkëlqim Fusha fitoi tenderin e Ministrisë së Brendshme, një nga dhjetra tendera që firma e tij, "Fusha", ka fituar këto pesë vjet nga Qeveria Rama, i vuri syrin Teatrit Kombëtar. Natyrisht biseda duhej bërë me kryeministrin, i vetmi që mund ta mbyllte këtë punë ashtu siç kishte mbyllur plot afera të tilla të ngjashme si kinematë, stadiumi, parqet dhe pa i hyrë as një gjemb në këmbë. Nga ana tjetër ai i kishte borxhe Sh.Fushës (thuhet se edhe shtëpia e Ramës është e ndërtuar nga firma "Fusha", me paratë "e saj", jo pak po 400 mijë), dhe do ta mbyllte edhe këtë aferë.

Por Teatri Kombëtar ishte thelë e madhe, të ngec në fyt. Duheshin futur në lojë edhe kryetar i bashkisë, Erion Veliaj, i cili e kishte bërë baltë me tenderat që i kishte dhënë "Fushës", që ia kishte zënë kokën me atë "punën" e landfillit të Sharrës. Miliona euro për sheshin "Skënderbej", parkingun poshtë tij, pastrimin e qytetit, amfiteatrin veror etj etj. Të gjitha së bashku shkojnë tek 29 milionë euro, aq sa duhen për të ndërtuar teatrin e ri, sipas projektit të tejfryrë të Veliajt.

Fillimisht zhvlerësoi çmimin e truallit, nga 1200 m2 e përgjysmimi në favor të klientit të tij. Pastaj 5500 m2 të Teatrit Kombëtar u shtoi 2100 m2 të Bashkisë dhe pjesa tjetër u ble nga privatë me çmim qesharak

Ministërja Kumbaro, që nuk guxonte të kundërshtonte eprorin, por që ia donte puna ta mbronte. Madje edhe ajo ka kontribuar në "sukseset" e pasurimit të firmës. Dhe në fund Parlamenti me 74 deputetët e tij të majtë votoi në unanimitet pro "Fushës". Mjaftonin kaq. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që një njeri të ketë kaq mbrojtje të lartë e të fortë dhe përse? Për një histori korrupsioni të ndyrë ku të gjithë të pangopurit, të paftyrët, vjedhin hapur, me ligj, me forcë e me karshillëk pronën publike, qytetarët e këtij vendi.

***

Pasi nuk u eci me projektin e kullës me 43 kate, ndryshoi projekti. U thirr "eksperti" nga Danimarka që kishte "carta bianka" te kryeministri. Me urgjencë doli një projekt që i "mahniti" të gjithë. Nuk harroi porosinë që të zinte sa më pak vend për teatrin dhe sa më shumë për kullat. Jo një po gjashtë. Katet ende nuk janë përcaktuar se kjo varet nga "investimet" që duhen bërë ende tek pengesat e fundit, për të cilat do kujdeset vetë firma "Fusha" që t'i mbulojë, por nën kujdesin e Lali Erit, që bën ndërlidhsin, apo thënë ndryshe sekserin. Në fund duhet edhe një selfie, show mediatik "ku të gjithë duken të lumtur". Për të pabindurit, ka tjetër gjuhë...

***

Firma "Fusha" është aq pranë Bashkisë saqë merr përsipër çdo punë të saj, çdo tender, pa konkurrim, me çmimin që përcakton ajo vetë. Ajo ka përfutuar 78.3 milionë euro para publike. Në katër vjet ajo trefishoi fitimet dhe aktivitetin e saj. Në gjithë vendin në këto katër vjet kjo firmë ka fituar 127 prokurime, miliona euro, që përllogariten deri në 22 miliardë lekë. Afera më e fundit, para një muaji, hidrocentrali i Kalivaçit, 125 milion euro.  Kur shikon këto shifra të frikshme pasurimi e korrupsioni, ku nuk ka asnjë biznesmen tjetër që të ketë fituar kaq shumë para nga shteti sa "Fusha sh.p.k", bindesh plotësisht se ky njeri ka marrë peng shtetin, kryeministrin, kryetarin e bashkisë, ministrat dhe se nuk ka asnjë shpjegim tjetër se ato para që bëhen me ndihmën Ramës, Veliajt, Kumbaros etj janë para që ndahen mes tyre. Por fatkeqësisht në këtë vend nuk ka as prokurori, as polici, as Avokat Populli, shkurt s'ka shtet të së drejtës por shtet ku mafia, krimi dhe droga bëjnë ligjin e qeverisin nën tutelën e ndërkombëtarëve sehirxhinj.

Koha, opozita dhe ato pak institucione serioze po vërtetojnë atë që gazeta "55" ka denoncuar prej muajsh. Kontrolli i Lartë i Shtetit vërtetoi korrupsionin dhe shpërdorimet me tenderin e Ministrisë së Brendshme. Deputeti i opozitës Salianji vërtetoi atë që në gazetë është thënë një muaj më parë se paratë e firmës "Fusha" janë të pista dhe ka në mes një histori trafiku drogë nga Spanja me të famshmin Sulejman Fusha, përveç tenderave të shumtë të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Ky është shteti i marrë peng nga një individ, duke shfrytëzuar urinë prej ujku të kryeministrit dhe ministrave të tij për t'u pasuruar me çdo kusht, çdo rrugë e çdo çmim.

***

Pas tetë dekadash Teatri Kombëtar mund të bjerë, jo nga koha, as nga tërmeti, por nga babëzia, nga e etja për t'u pasuruar. Teatri është një aferë e ndyrë korruptive në të cilin janë zhytur që nga kryeministri, kryetari i bashkisë, ministërja e kulturës, deputetë, drejtorë të niveleve të ndryshme, artistë e deri edhe militantë socialistë që bëjnë spektatorin e lumtur.

Modifikuar më Saturday, 14 July 2018 11:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...