Kompozitorët apel Kumbaros: Krijo urgjent Institutin e Muzikës Shqiptare!

Tuesday, 14 August 2018 19:01

Kompozitorët kërkojnë krijimin e Institutit të Muzikës Shqiptare, i cili do të përfshijë Arkivin e  Muzikës Shqiptare, Muzeun Kombëtar të Muzikës Shqiptare, Librarinë Kombëtare të Muzikës Shqiptare

Miron Kotani është një nga kompozitrët e rinj që, si askush tjetër, krahas punës së tij të përditrshme, prej vitesh po jep një kontribut të shkëlqyer në ruajtjen e vlerave të muzikës shqiptare, duke mbledhur e krijuar partiturat për shumë krijime të kolegëve të tij ndër vite. Ka krijuar një arkiv të pasur që as vetë Radio Tirana nuk e ka. Dhe këtë e ka bërë thjesht nga pasioni, nga dashuria për muzikën, pasi askush nuk e paguan e askush nuk e sponsorizon punën e krijimtairnë e tij. Në Shqipëri sot krijimtaria muzikore shqiptare është krejt pa vëmendje, pa asnjë interes nga institucionet apo shtetit. Vetë krijuesit e vjetër, ata që kanë krijuar historinë e kësaj muzike i bëjnë apel ministres Kumbaro, institucioneve që duhet të merren me ruajtjen dhe transmetimin e vlerave muzikroe, specialistëve të Ministrisë së Kulturës, nëse ka të tillë ende në atë ministri,  pasi, për fat të keq, edhe specialsitët, kompozitorët që punonin aty dikur, janë “zhdukur”, së bashku me partiturat e krijimtarisë së tyre. Flitet për vlerat kombëtare, por sipas krijuesve të muzikës shqiptare ato janë harruar nga institucionet. Ministria e Kulturës ka dhe peshën kryesore përballë vlerave muzikore shqiptare, ndaj kompozitorët shqiptarë pohojnë se krijimi i Institutit të Muzikës Shqiptare është emergjente. Kompozitorët Haig Zacharian dhe Miron Kotani shprehen se është e domosdoshmëri e kohës krijimi i një instituti të tillë, që ekziston në vende të tjera të botës, por mungon në Shqipëri.

Për krijuesit e muzikës çdo qeveri dhe Ministri Kulture duhet të ketë primare që të shpëtohet dhe të integrohet muzika kombëtare. Kompozitori Miron Kotani shkruan se në këtë drejtim duhet punuar shumë dhe për rregullimin e bazës ligjore. Kompozitori thekson se në Institutin e Muzikës Shqiptare të përfshihet dhe krijimi i bordit, që do të merret me hartimin e amendamenteve ligjore dhe bazën e duhur ligjore për funksionimin e institutit. “Do të jetë një institucion i së ardhmes - si shtëpia e të gjithë kompozitorëve, krijuesve e interpretëve shqiptarë e ku do shikohet mundësia e bashkëpunimit me të gjitha universitetet e institucionet muzikore kudo në botë për bashkëpunimet e nevojat e ndërsjellta të kohës. Për çdo qeveri e Ministri Kulture kjo duhet të jetë primare që të shpëtohet e të integrohet muzika shqiptare, e cila është e harruar dhe e pluhurosur në labirintet e kohës. Koha nuk pret. Partiturat janë në zhdukje e sipër. Apeli im qytetar: shpëtoni muzikën kombëtare shqiptare. Krijoni Institutin e Muzikës Shqiptare”, shkruan kompozitori Miron Kotani në Facebook. Kompozitori Haig Zacharian ndërsa e mbështet këtë ide vijon se në shtete të tjera institucione të tilla kanë prioritete. “Një institucion të tillë për muzikën e kam parë dhe në Hungari. Unë bashkohem me mendimin e Mironit për krijimin e një institucioni të tillë. Ne na duhet që të kemi një institucion më vete për muzikën tonë, siç është përshembull dhe GKA për artin pamor apo dhe të tjera institucione. Diskutimi që bëhet është i domosdoshëm, por dihet që vendimet nuk merren nga ne si krijues, janë institucionet shtetërore, Ministria e Kulturës për këtë problem”, pohon kompozitori Haig Zacharian.

 “Ministria e Kulturës ka drejtori, ka specialistë që merren me artin dhe kulturën. Krijimi i Institutit të Muzikës Shqiptare është emergjent dhe domosdoshmëri e kohës. Në të duhet të përfshihet: Arkivi i muzikës shqiptare  (dokumentim i plotë i çdo note e tingulli të muzikës shqiptare e hedhur në pentagram)ë Biblioteka kombëtare e literaturës së muzikës shqiptare (çdo vepër e botuar deri më sot si dhe çdo gjë që do botohet në lidhje me muzikën shqiptare të jetë e shfrytëzueshme për secilindo të interesuar). Muzeu kombëtar i muzikës shqiptare (dorëshkrime, foto, filma, postera, etj, për të gjithë figurat e muzikës shqiptare si kompozitorë, interpretë, solistë e këngëtarë, orkestrues, kritikë muzike, etj, gjithçka për personazhet e muzikës kombëtare shqiptare”, shprehet kompozitori Kotani. Libraria kombëtare e muzikës shqiptare është një tjetër kërkesë e për krijimtarinë e autorëve tanë. Kompozitori Miron Kotani shkruan në Facebook se përmes saj do të ketë më shumë mundësi për përhapjen e muzikës shqiptare në botë. “Me librarinë kombëtare të muzikës shqiptare çdo krijim i autorëve shqiptarë të ketë mundësi për t’u përhapur në mbarë botën sipas të gjitha rregullave të pronësisë intelektuale”, vijon kompozitori.

Modifikuar më Tuesday, 14 August 2018 19:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...